Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin dhe predispozitën për konflikte

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin dhe predispozitën për konflikte

21:58, 12/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

“I nxehti rrit zemërimin predispozitën për konflikt, u ngacmon neuronet, ka një korrelacion ndërmjet sistemit psikotik dhe të nxehtit”.-shprhen mjekët

Problemet e shëndetit mendor janë shtruar më së shumti tek të rinjtë për shkak edhe të konsumit të substancave narkotike.

I nxehti, festat e shumta nëpër plazhe shoqëruar edhe me konsum të substancave bënë që mosha të reja të shfaqin çrregullime psikotike.

“Nëse e ke pak pak në gjak, pra të trashëguar, dhe përdor edhe substanca rriten disa herë shanset për të shfaqur sëmundje mendore. Ndaj duhet bërë shumë kujdes me drogat pasi është shtuar numri i të rinjve me çrregullime psikotike”.

Për të gjithë ata që kanë një anëtar familjeje me probleme të shëndetit mendor mjekja psikiatre këshillon së pari të rishikojnë skemat e mjekimit.

“Të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të hidratohen, të rishikojnë skemat e mjekimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco