Ridvan Bode, një nga ndër kritikët e kryetarit të PD, Lulzim Bashës, ka folur sot për Platformën e saposhpallur për ringritjen e PD-së. Sëbashku me ish-deputetin e PD, Astrit Patozin, ka zhvilluar një takim informal me mediat për të shpjeguar se çfarë synojnë nismëtarët e kësaj platforme. Bode ka theksuar se 'rizgjedhja e Kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur," vërejti ai.
"Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të Këshillit Kombëtar, ish-drejtues, - u shpjegoi Bode, gazetarëve - i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor është qëllimi ynë: të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Ne nuk kemi organizim juridik, por lëvizje brenda PD-së. Do t'i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike.
Do të takojmë demokratët anembanë Shqipërisë, do të jetë një platformë që do ta diskutojmë me të gjithë anëtarësinë. Qëllimi i Lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë. Qëllimi është me i gjerë: bashkimi përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në të gjitha nivelet përmes devizës së bashkimit. Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm dhe analizë dhe zgjedhjeve.
Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë".
© SYRI.net
Ik ore katundar se nuk ke lidhje me te djathten ti. Ty me PD te lidhi vetem dogana . Kopil komunistesh fshatare..
Po ik mor hajdut me cizme qe sle 500nce euro pa mbledhur ne tiran se skishe ku ti fshihje ju jeni mbledhur ter llumi i PD bashk po shyqyr qe iket se boll me vidhe e pit raki