Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lulzim Basha tërhiqet nga qëndrimi i paradites: Ja si e lexova unë qendrimin e ish kryeministrit

Lulzim Basha tërhiqet nga qëndrimi i paradites: Ja si e lexova unë qendrimin e ish kryeministrit

21:14, 14/09/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është tërhequr nga qëndrimi i paradites kur u shpreh para gazetarëve se deklaratat e Berishës gjatë intervistës së dhënë për emisionin FAKT të gazetarit Çim Peka në SYRI.net, ishin një “çështje e brendshme e PD-së”.

Në një intervistën për emisionin Opinion, Basha e vlerësoi deklaratat e Berishës si një intervistë analitike nga e cila ai tha se ka nxjerrë edhe mësime: “Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për Shqipërinë dhe PD dhe kjo shërben për reflektim duke filluar që nga kjo javë ne do të nisim një opozitë efektive ballore dhe pa kompromis”.

Një ditë më parë ish kryeministri Berisha dha intervistën e tij të parë për këtë sezon politik për SYRI.net, një intervistë e cila solli një seri reagimesh kryesisht brenda Partisë Demokratike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco