VIDEO/ A do të angazhohet Sali Berisha për ndryshimet në statutin e PD? Ja përgjigja

VIDEO/ A do të angazhohet Sali Berisha për ndryshimet në statutin e PD? Ja përgjigja

21:17, 13/09/2017
A+ Aa A-

Çim Peka: A do të investohet Sali Berisha për ndryshimet në statut?

Sali Berisha: Jo, nuk marr pjesë në asnjë vendimmarrje të PD-së. I vetmi investim i imi është që unë i kam kërkuar kryetarit që duhen ndryshime statutore, që ti japin garanci të tjerëve se janë në një parti, në të cilën kryetari ka fuqitë e veta, por forumet kanë fuqinë e tyre. Janë në një parti ku jo çdo gjë është në dorë të kryetarit. Sigurisht kryetari ka rol të madh, por ka edhe kufizimet e veta. Çfarë do që të bësh ti, le të thonë ç’të duan për mua, historik stër historik, por unë përveç dy - tre kuvendeve të fundit nuk kam marrë vota më shumë se 76-77 %. Ai 23 % më ka shoqëruar mua në të gjitha betejat. Ato janë beteja, dhe s’mund të them kurrë se e humba një betejë nga ajo përqindje. A Përkundrazi, ndofta fitova edhe më shumë nga ajo përqindje që s'më votoi. Në këtë kontekst kjo varet nga Lulzim Basha i cili ka të gjitha mundësitë të shqyrtojë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco