E frikshme: Policia e Ramës terrorizon fëmijët e mitur gjatë protestës paqësore

11:58, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra qytetarë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit të sotëm para Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës së 58-të kundër qeverisë Rama.

Protestuesit kanë rrethuar ambientet përreth parlamentit, duke kundërshtuar mënyrën e qeverisjes, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe rikthimin e institucioneve në funksion të qytetarëve.

Pjesë e protestës kanë qenë edhe familje me fëmijë të mitur. Një video e siguruar nga SYRI TV tregon momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve paqësorë, ku fëmijët e mitur shfaqen të frikësuar nga situata e krijuar.

Nga pamjet e siguruara, një nënë e shoqëruar nga bashkëshorti dhe tre fëmijët e saj të mitur është ndaluar nga efektivët e Policisë së Shtetit teksa tentonte të vijonte rrugën. Fëmijët shfaqen në gjendje të rënduar emocionale dhe shpërthejnë në të qara dhe britma për shkak të tensioneve të krijuara pasi nuk i kanë lejuar të kalojnë, ç'ka ka sjellë dhe përplasjen me policinë.

Protesta vijon ende në rrugët e kryeqytetit, ndërsa prania e forcave të policisë ka qenë e shtuar përreth Kuvendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët vijojnë të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociushme të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco