'Arrestoni Ramën', 'Arrestoni Ballukun'/ Të rinjtë protestojnë te SPAK-u: Populli kërkon drejtësi!

13:01, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur gjatë paradites së sotme para SPAK, ku kanë kërkuar që ky institucion të veprojë dhe të arresojë kryeministrin  Edi Rama dhe ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku.

‘I bëjmë thirrje SPAK-ut populli kërkon drejtësi’, ‘duam drejtësi’, ‘të arrestohen çdokush që ka vjedhur lekët e shqiptarëve, të nxjerrin çdo bitcoin që kanë fshehur dhe kanë vjedhur çdo cent të shqiptarëve këto kriminela’, ishin disa prej thirrjeve që protestuesit bën para Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që qytetarët u mblodhën sërish gjatë paradites së sotme përpara Parlamentit, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco