Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 55 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Protesta kundër qeverisë Rama, 32 qytetarë të shoqëruar me dhunë nga policia

19:36, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia nuk ndal arrestimet masive të qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë e kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. 32 qytetarë janë tërhequr zvarrë dhe janë shoqëruar me dhunë në ambientet e komisariateve, për të shuar revoltën qytetare.

Në kushtet kur gjykatat, për çdo rast, kanë liruar protestuesit e arrestuar nga Policia, në qeli për t’u nxjerrë para togave të zeza janë mbajtur vetëm 2 protestues.

2 të arrestuar dhe 30 të tjerë që u shoqëruan, por u lanë të lirë duke u proceduar në këtë gjendje, është bilanci i protestës së 23 korrikut para Parlamentit, ku u shënuan përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Ndërhyrja policore, që nuk kurseu prangat as për gazetarë, gra e të moshuar, u konsiderua si përpjekje për të shuar protestën 54-ditore që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës u lënduan 11 protestues, të cilët morën ndihmë mjekësore në QSUT, ndërsa Policia e Shtetit pretendon se kanë mbetur të lënduar edhe 6 efektivë policie.

Ndërkohë, qytetarët shprehen se mes tyre ka pasur edhe protestues të infiltruar që kanë nxitur akte dhune.

Agresionit të Policisë së Shtetit nuk i shpëtuan as fëmijët e mitur, personat me aftësi të kufizuara apo të moshuarit, të cilët u tërhoqën zvarrë dhe u përballën me gaz lotsjellës dhe ujë.

Në shumicën e rasteve, ndonëse arrestimet bëhen me bujë, ndjekje dhe denigrim të qytetarëve në rrugët e Tiranës, me efektivë të armatosur e të veshur rëndë, gjykata i ka rrëzuar ato duke i lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco