Në një fjalim të gjatë para deputetëve dhe ministrave, të rilindjes Edi Rama ka akuzra si terroristë protestuesit që kanë më shumëse 7 javë që i kërkojnë dorëheqjen.
Duke komentuar sulmin e policisë ndaj një nënë me fëmijë ë saj autik ai tha se hendeku i komunikimit dhe mungesa e empatisë në terren i ka lënë këta individë të pambrojtur ndaj abuzimeve politike. Kjo dobësi është shfrytëzuar nga persona të cilësuar që Rama vijon ti quajë "korba dhe sorra", të cilët i kanë ofruar nënës një solidaritet hipokrit vetëm për ta tërhequr atë në mes të turmës së dhunshme.
Ky akt u krahasua nga kreu i qeverisë shqiptare drejtpërdrejt me manualet e organizatave terroriste, të cilat fshihen pas grave dhe fëmijëve ndërkohë që sulmojnë forcat e rendit.
Vëtëm këtë krahasim kishte mbetur pa e gjetur Rama shqiptarëve që i kërrojnë largimin për shkaka të vjedhjeve dhe korrupsionit. Në një fjalim që ngjante me shumë si një përshëndetje lamtumire me socialistët e tij se sa me reflektim të qartë që do ta çonte në dorëheqje ai po mundohet te shuajë zërin e revoltës qytetare me fjalime emocionale, viktimizuese e me akuza ta pa baza për ata që i kthyen dinjitetin shqiptarëve e që kanë tashmë gati dy muaj që i thërrasin poshtë dritares së zyrës, “Rama jepe dorëheqjen”. Nuk është e largët dita që ata do ti mbërrijnë edhe tek dera e shtëpisë.
Edi Rama: E keni parë të gjithë. Dje atë nënën me fëmijën në spektrin autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë që ishte aty për të mbrojtur deputetët nga të verbërit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë. E kemi rritur mbështetjen dhe për nënat e tyre. Por ky është fakti ynë i thjeshtë, ndërsa përjetimi i asaj nëne është krejt tjetër. Ajo mund të mos jetë fare e informuar, ose dhe mund të jetë e informuar për dyfishimin e mbështetjes për djalin. Por ajo nuk e ka ndier kurrë empatinë tonë, aty në atë fundin e atij hendekut, mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Dhe pikërisht aty, në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te parlamenti. Dhe për ta abuzuar atë nënë bashkë me fëmijën autik me të njëjtin manual që përdorin edhe terroristët kur abuzojnë gratë dhe fëmijët, duke i përdorur si mburojë teksa sulmojnë me maska policinë e shtetit. Dhe pastaj, e vunë përpara kameras, e përdhunuan vetë, e nxorën në mexhlis për t'i qarë hallin. Dhe i kthyen lotët e saj në breshër, përmes algoritmit...
Harron Edi Rama se shqiptarët shkojnë në protestat e tyre krejt me dëshirë dhe askush nuk i detyron. Por frika nga qëndrueshmëria e protestës dhe mos ndalja e tyre tregon se Rama do vazhdojë të shpikë përditë nga një akuzë të re apo një epitet të ri për shqiptarët. Frika nga pisllëqet qe ka bërë do të duhet ti ikë së shpejti bashkë me postin. Shqiptarët nuk e kanë ndërmend të ndalen. Kjo duket që ështe e sigurtë.
© SYRI.net