‘Rama ik!’/ Mbyllen fjalimet, qytetarët nisin marshimin e protestës në kryeqytet

‘Rama ik!’/ Mbyllen fjalimet, qytetarët nisin marshimin e protestës në kryeqytet

21:37, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura nga qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë së Edi Ramës, ka nisur marshimi i protestës në kryeqytet.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhin e pakënaqësisë së tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur thirrje kundër kryeministrit Rama, mes tyre “Rama ik!” , “Rama jep dorëheqjen!”, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

Nga protesta është përcjellë mesazhi se dorëheqja e kryeministrit është një kërkesë e panegociueshme për të gjithë qytetarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco