Në një kohë që SPAK ka sekuestruar miliona euro pasuri të investuara në ekonomi nga paratë e drogës, raportet ndërkombëtare flasin për pastrimin e parave në Shqipëri. Sot, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar banalitete të gjitha këto, duke u përpjekur të mbrojë zhvlerësimin e euros. Sipas Edi Ramës, rënia e euros është meritë e suksesit të ekonomisë, falë qeverisjes së tij, dhe jo e narkoshtetit që pretendojnë kritikët.
Nga Kuvendi i Shqipërisë, kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti alarmin se pastrimi i parave po përbën një rrezik serioz për ekonominë, kryesisht i lidhur me sektorin e ndërtimit.
Por sot, kryeministri Edi Rama u përpoq të mbulojë pastrimin e parave dhe dëmet që ka sjellë në zhvlerësimin e monedhës euro dhe rritjen e çmimeve, ku më problematiku është ai i ndërtimit.
Teksa kryeministri Edi Rama e cilëson banalitet të pabazuar askund, duke bërë avokatin e këtij fenomeni që përbën alarm për ekonominë, janë raportet e agjencive më të rëndësishme ndërkombëtare që e cilësojnë Shqipërinë si një lavatriçe të pastrimit të parave. Madje, atë që kryeministri Edi Rama e cilëson si të pabazuar askund e kanë konfirmuar edhe sekuestrimet më të fundit të SPAK, ku paratë e karteleve të drogës pastroheshin në sektorin e ndërtimit, investimet strategjike apo kulla të ndërtuara me firmë të Edi Ramës.
© SYRI.net