Protesta kundër qeverisë vijon pa ndërprerje, sot dita e 46-të, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta kundër qeverisë vijon pa ndërprerje, sot dita e 46-të, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:16, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria hyn sot në ditën e 46-të të protestave qytetare kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë çdo mbrëmje, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit turistik.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lëvizja, e cila nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec, është shndërruar në një protestë të vazhdueshme kundër qeverisë. Çdo ditë protestuesit kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe thirrje kundër ekzekutivit.

Në tubimin e dy ditëve më parë, organizatorët ritheksuan se protestat nuk do të ndërpriten gjatë verës. Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe diasporës të vijojnë pjesëmarrjen, duke theksuar se presioni ndaj qeverisë do të vazhdojë deri në muajin shtator.

Edhe këtë mbrëmje protestuesit pritet të rikthehen para Kryeministrisë, në vijim të asaj që protestuesit e cilësojnë si një rezistencë qytetare pa afat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco