‘Pse hezitohet për Ballukun?’/ Saraçi: SPAK si arkiv… godet opozitën, por nuk lëviz për dosjet e pushtetarëve

17:39, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Romir Saraçi kritikoi ashpër qëndrimin e kreut të SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm parlamentar, duke thënë se institucioni nuk mund të kufizohet te kërkesa për prova, por duhet t’i sigurojë dhe t’i dokumentojë vetë ato përpara se t’i çojë në gjykatë.

I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Saraçi ngriti pikëpyetje mbi ecurinë e hetimeve për zyrtarë të lartë të mazhorancës, veçanërisht për çështjen e Belinda Ballukut.

Sipas tij, SPAK ka treguar vendosmëri ndaj figurave të opozitës, por nuk ka dhënë ende përgjigje konkrete për dosje që prej kohësh kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Diskutimi në studio:

Saraçi: Pavarësisht të SPAK-ut, merren me hetime, kryejnë veprime hetimore, zbulojnë krime, dokumentojnë krime dhe më pas i çojnë në gjykatë, ku gjykata thotë më sillni provat dhe të jap verdiktin. Kurse Klodian Braho për mua sot nuk u soll as si drejtues gjykate pavarësisht se ishte në rol të tillë, por më shtanga në momentin që e dëgjoja vazhdimisht: "në qoftë se keni prova më sillni prova, në qoftë se keni prova më sillni prova". Ndërkohë që është ai institucion i cili duhet të sigurojë provat, ëh, t'i çojë në gjykatë, të ballafaqohet të pandehurit me ato prova dhe më pas të merret vendimi nga drejtësia. Dhe personalisht kjo gjëja nuk më pëlqeu fare në raportimin që ishte sot në komisionin Xhafaj.

Sepse mbase nuk mund të fliste kreu i SPAK-ut për çështje konkrete, ku janë, si janë...

Meço: Siç u shpreh, edhe për çështjen e fajdeve nuk shprehem dot dhe për çështjen e Ballukut nuk shprehem dot.

Saraçi: Nuk shprehem dot, dhe pra, për çështje delikate që i interesojnë opinionit publik, por edhe i një kuvendi si institucioni më i lartë ëh ku duhet të japi ëh llogari për raportet e veta, ishin të interesuar për këto çështje, ose minimalisht jo për detaje hetimore, por për ecurinë. Nuk mundet domethënë, është hera e dytë në komision që Klodian Braho deklaron, thotë: "shiko ne nuk kemi një vendimmarrje, ëh, por në vijim do të kemi një vendim për çështjen, për çështjen Balluku". Ndërkohë që përveçse interesave të qytetarëve shqiptarë, me taksat e të cilëve paguhet edhe Klodian Braho, minimalisht duhet të vendosi në vend dinjitetin e vet, të nëpërkëmbur nga një vendim ëh absurd dhe skandaloz që i ka kushtuar Shqipërisë, i Kuvendit për të ndaluar ëh arrestimin e Belinda Ballukut. Është një ëh një vendim që vetë Klodian Braho në raportimin e kaluar që kishte deklaroi që qenia jashtë pa masë sigurie e Belinda Ballukut mund të dëmtojë hetimet, mund të, mund të dëmtojë ëh provat. Atëherë, çfarë e pengon? Kush... siç në rastin konkret, por edhe në raste të tjera, kush duhet t'ia çojë provat ëh Klodian Brahos? Mbase edhe institucioni i SPAK-ut është mësuar keq sepse provat në të gjithë veprimtarinë e apo të atyre dosjeve që kemi parë deri diku të suksesshme ëh të SPAK-ut, kanë qenë të gjitha prova të ardhura nga partnerët, nga ndërkombëtarët, nga partnerët e huaj, në bazë të këtyre përgjimeve Sky encro dhe i kanë mbetur aty dhe i kanë çuar në gjykatë po ato veprime ëh proceduriale. Pra, unë do të prisja, qoftë në kohën e Dumanit, qoftë në kohën e Brahos, të kishim një SPAK i cili të vepronte përtej interesave politikë dhe përtej çështjeve politike. Janë marrë të pandehur ëh drejtues opozite, vazhdojnë të jenë në gjykime drejtues opozite, por nuk kemi parë asnjë lëvizje konkrete për dosjet konkrete sa i përket ëh personave të fuqishëm ëh të maxhorancës siç në rastin e Belinda Ballukut, që vetë Klodian Braho dhe prokurorët e çështjes e kërkuan që të ishte me masë sigurie. Sot hezitojnë për të kërkuar masë sigurie. Kush është arsyeja për të cilën hezitojnë? Pra këtë duhet ta thoshte një drejtues SPAK-u dhe jo një drejtues arkivi që, që në çdo kohë deklaronte: "më sillni prova". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco