Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka kritikuar raportimin e përfaqësuesit të SPAK, Klodian Braho, në Kuvend, duke thënë se ai shmangu përgjegjësitë, ndërsa opozita nuk arriti të ngrejë pyetjet thelbësore.
E ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, Shehaj tha se prokuroria ka qenë e qartë në kërkesat e saj, por vlerësoi se raportimi i Brahos ishte i ftohtë dhe pa përgjigje konkrete për çështjet që shqetësojnë publikun.
Sipas Shehajt, deputetët duhej ta kishin përballur drejtuesin e SPAK me pyetje mbi rezultatet konkrete të institucionit, duke përmendur numrin e ulët të zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion, si edhe hetimet për koncesionet në shëndetësi, sterilizimin, laboratorët, dializën dhe çështje të tjera që lidhen me përdorimin e fondeve publike.
Ajo u shpreh se, pas shtatë vitesh funksionim të SPAK, rezultatet mbeten të pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shtuar se institucioni nuk ka arritur të sigurojë sekuestrime të konsiderueshme të pasurive dhe se shumë hetime, sipas saj, kanë avancuar vetëm falë materialeve të ardhura nga autoritetet ndërkombëtare.
Shehaj:
Prokuroria ka qenë e qartë për kërkesat, ka qenë e qartë për atë që ka kërkuar, por unë sot nuk mund të vlerësoj apo të rivlerësoj qëndrimin e Kuvendit për një kërkesë të caktuar. Në një moment të mëvonshëm prokuroria, në vijim të hetimeve do të ketë një vendimmarrje përkatëse.Më dëgjon ndryshe nga Altin Dumani që në raportimet e veta ishte dhe disi emocional.Ajo që vura re te Klodian Braho, pashë një njeri shumë të ftohtë.Një njeri që nuk tha asgjë.
Pra, një njeri që i kujtonte Denisa Vata-s, siç kishte detyrimin ligjor që atë që ajo e tha nga salla e Kuvendit pra, denoncimin që ajo bëri, shkresat që ajo nxori, kishte detyrimin ligjor t'ia çonte Klodian Brahos në SPAK me shkresë.
Ndërkohë, askush aty nuk pashë, asnjë, pavarësisht se edhe opozita bëri pyetje, ndoqa dhe Fatmir Xhafën që bëri pyetje, edhe teknike. Nuk pashë që asnjë nga deputetët t'ia vinte me shpatulla pas muri Klodian Brahon duke i thënë: nëse ne kemi detyrim ligjor të sjellim ty letra, kur ne nuk e kemi për detyrë të gjejmë këto letra, as të gjejmë korrupsionin e tyre, ti çfarë detyrimi ligjor ke dhe çfarë ke zbatuar? Po të lexosh raportin që kishte çuar SPAK-u, janë vetëm 12 zyrtarë të lartë në hetim për korrupsion. 12. Dhe nga këta të 12, mos harroni, zyrtar i lartë quhet dhe një sekretar i përgjithshëm, apo një drejtor i përgjithshëm, apo një drejtor drejtorie.
Edhe ishin nuk e di se sa nga këta që kishin zyrtarë të ulët. Kështu që, e gjithë kjo histori, pra ai raportimi që bëri Klodian Braho, për mua, e para ai hoqi totalisht përgjegjësitë.
E dyta, opozita nuk mori mundimin t'i bënte pyetje thelbësore dhe të ishin të përgatitur për atë që duhet të pyesnin.Sepse ok, ata e dinë shumë mirë që ai nuk përgjigjet dot për çështje që janë në hetim. Por dikush duhet t'i kujtonte Klodian Brahos dhe t'i thoshte: ti dhe shoku yt Altin Dumani, se Klodian Braho për shembull ka drejtuar prokurorinë e Vlorës, i di i madh e i vogël në Vlorë edhe gurët në Vlorë flasin se kush ia ka vjedh pronat shokut të vet, zëvendësit të vet. Ju bëri tritolit në Vlorë në 2018-ën a në 19-ën, për çfarë? E di Klodian Braho, e zbuloi ajo? Kush ia vuri tritolin? Dhe sot ajo pronë nuk preket. Dhe sot trajtohen emra në dosje sikur a mba se ç'krijim ka bërë, nja dy falsifikime të vogla, po s'kemi çfarë t'i bëjmë se është parashkruar vepra. Po si qenka parashkruar vepra e këtij dhe jo vepra e këtyre të tjerëve që e thonë tash e 30 vjet. Si nuk qenka parashkruar vepra e këtyre?
Dhe askush aty nuk e pyeti Klodian Brahon për shëndetësinë për shembull.Se dhe vetë Klodian Braho ka familje. Prokurorët atje kanë familje zotërinj e dashur. Kanë familje. Shkojnë në spitalet tona këta? Se nuk i paguajnë pak këta prokurorët në fakt, i paguajnë nja 8-9 mijë euro në muaj. Nuk i merr asnjë prokuror i antimafies aq lekë.
Nuk e shohin ata çfarë po ndodh atje? Si nuk e shohin ata? Kush duhet t'ia çojë provën atyre që në spitalet shqiptare po vdesin njerëzit? Ka krim më të madh? A ka krim më të madh të organizuar se shëndetësia në Shqipëri? Që i kanë dhënë të gjitha koncesionet dhe ti ke vetëm sterilizimin, dhe te sterilizimi nuk u gjetën lekët e sekuestruara. Ca njerëz aty që po bëjnë burg e shumica do dalin. Asnjë para e sekuestruar. Ata që ishin të përfshirë te skema, pra kompanitë nënkontraktore te skema e sterilizimit, vazhdojnë kanë marrë prapë nënkontraktime te kjo kompania shtetërore që krijoi Edi Rama mbasi mbaroi ai koncesion.Është turp pra, sepse kanë ngelur pa... nuk kanë të kërkojnë fonde, kërkojnë pajisje ata dhe duhet ta bënin atë shkresën sepse nuk kanë si bëjnë procedurat, sepse ata... Çfarë bën Rama? Nuk jep fonde, detyron këta që kanë marrë koncesionin. Ti çoji çfarë kërkojnë ata, po duhet bërë procedurë. Dhe për ta bërë të ligjshme procedurën këta thonë kush do na bëjë donacion, dhe vijnë këto kompanitë e bëjnë donacion, e i fusin në inventar ata. E kjo është. Po ndërkohë, atë koncesionin e laboratorëve do e hetojnë këta? Po atë dializën do e hetojnë këta?
Po që spitalet private i kanë monopol të gjitha llojet e ilaçeve do i hetojnë këta? Se po shkon mjeku në spital shtetërore, po ti shkon në spitalin private. Dhe faturat që të vijnë është nuk e di. Nuk dimë, domethënë, çmimin e faturës është bërë dhomat e spitalore një hoteli privat, diçka është 200 euro, 300 euro, sikur po shkon, po fle në një hotel me 5 yje në natë. Përveç... vetëm vetëm shtrati. Përveç ilaçeve që paguan dhe shërbimit tjetër. Ja për shembull, këtë e ka parë Klod Braho? Të kjo është për t'u pyetur Klod Braho. Po këto pasuritë tona i ka parë Klod Braho? Po ato dosjet që i kanë çuar i ka parë Klod Braho? Po e them Klod Braho si titullari, se... Se edhe te 5D-ja nuk pamë ndonjë gjë të madhe, po ka dalë Eko Parku për shembull. Është prokurori i Eko Parkut, Klodian Braho.
Edhe ai është një kallëzim i çuar, i kopsitur nga PD-ja. Ka një, ka një hapje procedure. Ka një shkresë të Edi Ramës që thotë "anulohet se s'kemi lekë". Dhe ka dhe një shkresë tjetër të Anila Denajt, anulohen i thotë se s'kemi lekë. Mbas tre ditësh thotë Edi Rama, bëjeni me procedurë negocim pa shpallje. U gjetën lekët. Pse e sheh inceneratorin e Tiranës 6 muaj para projektin me këta, Kazanova Renandesin? Ku i dinin këta? Këta ishin senatorët e Tiranës. Çfarë lidhje kishin?Pse Rama ia ka çuar videot PD-së? Shkon para se të hapet procedura, shkon e me punonjësit e inceneratorëve atje. Janë me video të gjitha këto.
Tani çfarë, çfarë veprimesh hetimore, janë dashur Klodian Brahos kaq shumë për të faktuar minimalisht përdorimin e detyrës? Çfarë kanë bërë ata? Minimalisht. Se korrupsioni është shumë intelektual për ta kapur. Dhe ndërkohë, jemi në një situatë që, po e thonë të gjithë, që një shesh po lulëzon atje. Po e thonë të gjitha institucionet ndërkombëtare, që korrupsioni në këtë vend po gëlon. Jemi në vitin e shtatë të SPAK-ut. Për dy vjet mbaron mandati i atyre të gjithëve. Çfarë kanë gjetur ata? Asnjë. Po të mos kishin qenë as krahësh as SKAI, as encrochat asnjë... Asnjë. Po mos të kishin qenë ato, domethënë asnjë vrasje s'do ishte zbuluar në Shqipëri. Më jepni një të dënuar që është dënuar në këtë vend. Pra në Spanjë dënohet 24 vite burg ai atje.
Këtu në Shqipëri, dy vjet, tre vjet... hiq i shërbim prove, para burgimi e kaq. Sekuestrime s'ka. Kjo është puna që ka bërë SPAK-u. Ai vazhdon të jetë... Ne vdesim tek dyert e spitalit, vdesim te rruga, vdesim nga ndotja. Po këtë shef Klodian Braho që është ajri kancerogjen këtu?
© SYRI.net