Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Institucionet në shërbim të grupeve të drogës’/ Gazetari: Albanian Files skaneri i asaj që ka ndodhur me Shqipërinë

18:34, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elklier Bushkolaj deklaroi në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatoren Sonila Meço, se sfida më e madhe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian nuk lidhet me çështje dytësore, por me atë që ai e cilësoi si kapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas Bushkolajt, libri Albanian Files paraqet një panoramë të detajuar të mënyrës se si, sipas tij, institucione të ndryshme shtetërore janë vënë në funksion të interesave kriminale. Ai argumentoi se pikërisht këto fenomene përbëjnë pengesën kryesore për integrimin europian të vendit.

Deklarata në studio:

Bushkolaj: Çfarë flitet nga Marta Kos, se çfarë diskutohet, këto janë çështje thjesht dekorative. Por themelet është shteti i së drejtës, ai është themeli dhe ai është që do përcaktojë fatin tonë. Të drejtat e njeriut ne nuk kemi hyrë akoma...

Meço: S'kemi hyrë akoma.

Bushkolaj: ...dhe ne e dimë se si është realiteti pra.

Nëse në Shqipëri po themi një pjesë e mirë e mediave dhe debatit publik, qoftë në parlament apo në institucionet e rëndësishme, fokusohet tek dekori pra, ligji për zonat e mbrojtura e disa çështje krejt periferike, këtu problemi real është themeli. Kush është? Është kthimi i Shqipërisë në një narko-shtet. Është vendosja e infrastrukturës shtetërore e të gjitha në shërbim të krimit të organizuar dhe kjo është pengesa kryesore. Së bashku me korrupsionin që janë bashkë pra, janë këto dy trarë që nëse hapen këto dy trarë, këto të tjerat zgjidhen.

Edhe e zonave të mbrojtura rregullohet, ndërhyrjet, ne kemi përdorur tritolin për të shembur pallate në zona bregdetare, gjë që mund të rregullohet me kalimin e viteve.

Meço: Edhe në mes të zonës.

Bushkolaj: Por zhbërja e një narko-shteti është një proces shumë i vështirë, se nuk po flasim për një narko-shtet dosido, por po flasim për një narko-shtet në dyert e Bashkimit Europian. Edhe kur themi për infrastrukturë, është diçka që nuk e sqarojmë mirë kush është infrastruktura. Infrastrukturën na e lexon libri "Albanian Files". Kjo është infrastruktura pra, se si të gjitha institucionet, nga këshilli që merr lejet për kullat, nga Kadastra, nga Banka e Shqipërisë, nga bankat e nivelit të dytë, nga bashkitë e zonave bregdetare dhe Bashkia e Tiranës, edhe të gjitha institucionet vendosen në shërbim të grupeve të drogës. Më bëri shumë përshtypje se si nga një episod po lexoja tek dosja Ruba konkretisht, edhe se si në ato vitet 2019-2021 ishin, flitej se si lënda narkotike kokaina vinte kryesisht me panele diellore nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian, konkretisht në Belgjikë. Ishte një skemë që e kishin marrë nga trafiku i kanabisit mes Anglisë edhe Spanjës edhe e kishin vënë në aplikim. Sillnin panele diellore dhe më pas i çmontonin nëpër disa magazina në Belgjikë me kimistë nga Kolumbia dhe nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas bëhej drogë. Po e di çfarë ka ndodhur? Pas 2022-shit ne kemi pasur një bum të importimit të paneleve diellore në Shqipëri.

Çfarë themi ne? Ne themi që ka vite që nuk po kapet asnjë kilogram lëndë narkotike në portin e Durrësit pra. Çfarë ndodh? Këtu pothuajse çdo hallkë shtetërore është vendosur në funksion të kësaj. Dhe kjo është drama që ne na pengon. Kjo është ajo që ne na largon me Bashkimin Europian.

Meço: Dhe vëllimi i tretë tregon që një njeri i vetëm në krye të së gjithës, në krye të Këshillit Kombëtar të Territorit...

Bushkolaj: Ajo "Albanian Files" është një skaner i qartë i asaj se çfarë ka ndodhur me Shqipërinë në të gjitha dimensionet. Në aspektin ekonomik, në aspektin politik, në aspektin mjedisor pra, në të gjitha dimensionet është një skaner, është libër i vetë Shqipërisë. Problemi është...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco