Protesta e 38-të/ Mijëra qytetarë nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

19:54, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të martë përpara godinës së Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin ‘Skënderbej’ dhe vijuan marshimin për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Tubimi zhvillohet për të 38-ën herë radhazi dhe është shoqëruar me pankarta, thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën e qeverisjes, duke ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, koston e jetesës, shërbimet publike dhe përdorimin e fondeve të shtetit.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshim dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco