Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje simpatizantëve dhe qytetarëve që ti bashkohen protestës që të arrihet suksesi i saj.
Sipas tij, kjo do të ishte nderimi më i madh për martirët e lirisë, që u vranë gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
‘Një protestë e madhe qytetare rinore është në vazhdim. Duhet të bëjmë gjithçka që të finalizohet me sukses misioni i saj. Kontributi i gjithsecilit është i jashtëzakonshëm.
Ky është nderimi më i madh që u bëjmë ne martirëve të lirisë, të rënëve të kombit, shërbimi më i madh që i bëjmë të ardhmes së fëmijëve tanë dhe të kombit shqiptar dhe Shqipërisë.’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Ndaj dhe, nderimi më i madh që ne u bëjmë viktimave të asaj diktature është të luftojmë me të gjitha mundësitë tona këtë regjim, këtë diktaturë autoritare që po shkatërron si asnjë regjim tjetër qenien shqiptare, që është një rrezik ekzistencial për kombin tonë.
Një protestë e madhe qytetare rinore është në vazhdim. Duhet të bëjmë gjithçka që të finalizohet me sukses misioni i saj.
Kontributi i gjithsecilit është i jashtëzakonshëm.
Edi Rama para gjithë botës tashmë është një tiran. Por tiranët kurrë nuk ikin vetë. Ndaj dhe çdo shqiptar dhe shqiptare duhet të jetë i përgatitur për betejën vendimtare me këtë regjim, për të shpëtuar Shqipërinë.
Ky është nderimi më i madh që u bëjmë ne martirëve të lirisë, të rënëve të kombit, shërbimi më i madh që i bëjmë të ardhmes së fëmijëve tanë dhe të kombit shqiptar dhe Shqipërisë.
© SYRI.net