Iriqi:- Ke qenë i ashpër me opozitën këto kohë. Madje the në një ekran që do i mbysësh? Pse?
Bido:- Ke dëgjuar ti atë parullën, si është rinia sot është atdheu nesër?
Iriqi:- Po ç’lidhje ka?
Bido:- Po si është Rama sot, jemi ne sot e nesër, o Iriq. Merr flakë ai, zjarr nga goja nxjerrim dhe ne. Shan ai, llum nga goja lëshojmë ne.
Iriqi:- Po ju qeverisni, duhet maturi, keni 83 deputetë…
Bido:- Nuk jemi 83 deputetë. Jemi 83 USB të kryeministrit. Çdo ditë ai na programon. Ku të shkojmë, ç’të flasim. Kupton?
Iriqi:- Po pastaj nuk duhet të mërzitesh kur të quajnë Bide.
Bido:- Hiç nuk mërzitem. Se kështu më quan Rama. Ty të kemi si bide që të lajmë llumin tonë, më thotë shpesh.
Iriqi:- U mërzite prej tij?
Bido:- Pse? E di unë që mes Lanës punoj, andaj. Quaj Lanë gjithë grupin tonë. Ose disa i ka thirrur Spaku, ose disa do i thërresë dhe disa do të zëvendësohen nga që do të rehatohen te 313.
Iriqi:- Po ti aty do rrish apo do të largohesh si Neomalësorja?
Bido:- Ku të mbytem, thuaj? Aq helm sa kam nxjerrë nuk më afrohen më as shokët.
Iriqi:- Po si ngushëllohesh?
Bido:- Na ka thënë Edi një shprehje, “Karvani le të lehë, ne qentë do të ecim përpara”
Iriqi:- Qentë le të lehin karvani të ecë para, është shprehja e saktë.
Bido:- Kështu ka qenë dikur. Por ai na e tha kështu dhe askush nuk guxoi ta korrigjojë.
Iriqi:- Pse?
Bido:- Se në fakt ashtu jemi, qenër. Karvani ka dalë në protestë tash një muaj e gjysëm ne qentë me rrogë lehim e lehim në parlament.
© SYRI.net