Nga Petrit Vasili
Tashmë në qorrsokak të errët, Rama i tharë nga fantazia, të vetmin produkt ka bojrat e syzeve.
Fantazia infantile e çon nga syzet e kuqe te syzet blu e më tej do kompletojë të gjitha ngjyrat e ylberit.
Fjalori i varfër dhe tërësisht i tharë vetëm riciklon të njëjtat sharje, fyerje dhe mallkime të njeriut të frustruar dhe pa mendim, që kupton se ylli i tij ka perënduar.
Sot Rama është po aq i tallur, i urryer dhe i stigmatizuar si Enveri në fundvitet 90’, ku shqiptarët i ngjitën nofkën Dulla.
Rama sigurisht është një mijë herë më i poshtëruar sepse bota e komunikimit sot është gjigande dhe Rama-Dulla ka një përhapje shkatërrimtare.
Rama-Dulla sot ka të njëjtën gjuhë të drunjtë, të trashë dhe pa vizion e fantazi politike si Partia e Punës në fundvitet 90’, kur u gjend përballë cunamit të urrejtjes popullore.
Rama-Dulla, ashtu si komunistët më të fundit dikur në pushtet, kërkon sot armiq dhe agjentura sepse ka frikë të shohë në sy që është ai vetë armiku më i lig dhe më malinj se çdo agjenture për shqiptarët.
Rama-Dulla sot infiltron njerëz në protestë, ashtu si sigurimsat dikur në fundvitet 90’.
Rama-Dulla quan jashtëqitje shoqërore, kore e zezë etj., ashtu si dikur Byroja Politike shante shqiptarët, që hynë në ambasada në kërkim të lirisë.
Rama-Dulla flet sot për suksese imagjinare në një Shqipëri që shpopullohet e shkretohet, ashtu si dikur byroistët flisnin për Shqipërinë fanar të socializmit në brigjet e Adriatikut.
Po a shpëtoi dot Partia e Dullës nga fundi që populli i dha në fundvitet 90’?
Historia na tregon se pluralizmi u vendos dhe Byroja Politike, që nga Ramiz Alia, përfundoi në burg.
Po ashtu Rama-Dulla e ka fundin të pashmangshëm sepse narkoshteti, që ndërtoi si çiban në mes të Europës, është i urryer për të tërë, ndaj edhe shqiptarët, por edhe europianët nuk mund të durojnë kurrsesi çibanin e huaj të krijuar nga Rama-Dulla.
Në fund të fundit, Rama-Dullës do t’i mbetet një koleksion me syze të ngjyrave të ylberit të tij të fikur, si provë e përpëlitjes së tij mjerane, qesharake dhe infantile.
Ta gëzosh koleksionin e syzeve, Dullë, ato nuk t’i merr njeri!
© SYRI.net