Berisha: Në PPE i informova se Edi Rama po hedh shuma të mëdha në betejën kundër protestuesve

Berisha: Në PPE i informova se Edi Rama po hedh shuma të mëdha në betejën kundër protestuesve

13:47, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se ka informuar PPE, mbi shumat e madha të parave që po hedh kryeministri Edi Rama për të sfumuar protestat rinore kundër tij.

Sipas liderit demokrat, Rama ka angazhuar shuma të mëdha dhe një armatë të tërë në betejën kundër algoritmit, me qëllimin e vetëm që t’u marrë protestuesve algoritmin.

‘Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale, me të cilat kërkon të identifikojë një lëvizje qindra mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora kundër tij’, tha Berisha.

Sikundër informova se ka angazhuar kompani të huaja, ka angazhuar shuma të mëdha, një numër të madh, një armatë të tërë në betejën kundër algoritmit vetëm e vetëm që t’u marrë protestuesve algoritmin.

Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale, me të cilat kërkon të identifikojë një lëvizje qindra mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora kundër tij.

Konstatova me kënaqësi një mbështetje të madhe për këtë lëvizje dhe kjo u sanksionua edhe në rezolutën që asambleja politike e PPE miratoi për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco