Nga Petrit Vasili
Ky që thoshte shëndetësia falas sot.
Ndërsa sot, pas 13 vjetësh që ky mashtrues është në pushtet, njerëzit paguajnë më shumë se kurrë nga xhepi, plot 60% të shpenzimeve për shëndetin.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare, në Shqipëri qytetarët paguajnë nga xhepi rreth 60% të shpenzimeve totale për shëndetin, plot 750 milion euro në vit.
Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë të shpenzuara për shërbimet mjekësore apo ilaçe, rreth 60 lekë paguhen direkt nga pacientët.
Ka ndodhur e padëgjuara qe s'ndodh në asnjë vend të Ballkanit dhe Europës.
Më shumë paguajnë nga xhepi pra 750 milionë euro, se sa është buxheti për shëndetësinë që është rreth 740 milionë euro.
Skenat e përditshme në spitalet tona dhe në QSU ku qindra njerëz në kushte mizerabël presin të marrin një shërbim janë një turp dhe jo një transformim.
Por vetëm një njeri që jeton vetëm për karrigen, një njeri pa zemër, i pamëshirshëm dhe antihuman si ky mund të thotë turpe të tilla nga goja.
© SYRI.net