Mesazhi i Berishës për gjeneratën Z: Lëvizja juaj është një mrekulli, jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

12:23, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Lëvizja juaj është një mrekulli, jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare”. Ky ishte mesazhi që përcolli kreu i opozitës për të rinjtë që po protestojnë prej me shumë se një muaji kundër qeverisë Rama.

Berisha: Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z.

Kjo lëvizje të dashur miq, në shumë aspekte është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra.

Pse e them këtë?

Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të rinjtë e asaj gjenerate që nuk ka njohur kurrë diktaturë autoritare.

Dhe është kjo gjeneratë që ngrihet në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktaturë autoritare.

Në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën, në qoftë se dhjetëra mijëra intelektualë zgjedhin indiferencën, këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me të keqen më të madhe që shqiptarët mund të kenë pasur në histori, me Edi Ramën.

Kam bindjen se ky libër është gjithashtu një manual i shkëlqyer për ta dhe frymëzim për ta dhe brezat që vijnë.

Ndaj dhe i dashur mik, kjo trilogji do të mbetet në historinë e letrave një kryevepër e vërtetë.

Ernest Heminguej e thotë diku në një kongres, shkrimtari duhet të luftojë me pendë dhe me pushkë, ai e kishte fjalën në atë kohë për luftën e Spanjës.

Por shkrimtari lufton me pendë. Dhe aq sa mund të luftojë një shkrimtar me pendë, Ndriçim Kulla pendën e tij e ka bërë një pendë të artë dhe u lë sot shqiptarëve një trashëgimi shumë të madhe për të sotmen dhe brezat që vijnë.

Një përkushtim i jashtëzakonshëm, një përgjegjësi e lartë intelektuale e pashembullt.

Ndaj dhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme i dashur miq për kryeveprën, trilogjinë që i jep publikut shqiptar, dhe jo vetëm shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar.

Shqipëria është rast unik në Evropë, ua them unë ju.

Ka të tjera diktatura autoritare siç është Bjellorusia apo Gjeorgjia. Po aty nuk është droga, aty është rusi dhe duhet që mbahen nga rusët.

Ndaj edhe njëherë shumë faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco