Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jo diktaturën, jo Gramoz Ruçin! -  Antikomunistët, thirrje për tubim proteste, ditën e hapjes së Kuvendit

Jo diktaturën, jo Gramoz Ruçin! - Antikomunistët, thirrje për tubim proteste, ditën e hapjes së Kuvendit

13:32, 31/08/2017
A+ Aa A-

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë do të organizojë, ditën e hapjes së Legjislaturës se re te Kuvendit te Shqipërisë, një tubim proteste. Synimi i tubimit, siç njofton Shoqata, është protesta "kundër rikthimit ne krye te Kuvendit te Shqipërisë dhe të qeverise shqiptare, të ish-drejtuesve të lartë të diktaturës komuniste dhe pinjollëve te tyre gjenetike e politike  si dhe pjesëtareve te policisë politike të komunizmit, Sigurimit të Shtetit."

DEKLARATA E PLOTE E SHOQATES ANTIKOMUNISTE TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE:

Thirrje !

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon ditën e hapjes se Legjislaturës se re te Kuvendit te Shqipërisë një tubim proteste  kundër rikthimit ne krye te Kuvendit te Shqipërisë  dhe te qeverise shqiptare  ish drejtuesve te larte te diktaturës komuniste dhe pinjollëve te tyre gjenetike e politike  si dhe pjesëtareve te policisë  politike te komunizmit Sigurimit te Shtetit 

Te përndjekurit politikë antikomunistë vlerësojnë  zgjedhjen e ish  ministrit te fundit te brendshëm te diktaturës komunistë ne krye  te parlamenti dhe pjesëtareve te Sigurimit te  Shtetit dhe pinjollëve  te  Byrosë Politike te PPSH dhe  institucioneve te tjera te diktaturës  si një kërcenim real për lirinë demokracinë dhe shtetin ligjor , fyeje për martiret dhe viktimat e  terrorit komunist  dhe rrezik për të gjithë shqiptarët që besojnë ende  tek lirinë ,demokracia , shati ligjor , prona , familja  dhe dinjiteti njerëzor .

Ne  vlerësojmë se kjo situatë  është një rikthim mbrapa ne përpjekjet 27 vjeçare të e  vendit dhe popullit tonë për tu shkëputura nga  komunizmi  dhe pasojat e tij si një thike mbas shpine atyre qe luftuan e u sakrifikon për lirinë.

    Me shume se një raport kriminal me te kallurën diktatoriale  ky zhvillim negativ politik është   një kërcenim real për të te sotmen dhe te ardhmen e vendit.  Ata , kundër  rikthimit ne pushtet te të te cilëve ne protestojmë, janë  persona me precedentë  te rrezikshëm kriminalë  si  vrasje , arrestime , torturime  etje te kundërshtareve politike te komunizmit, qe kategorizohen si vepra penale te renda , krime kundër njerizimit gjenocid etje . Ne  se këta persona marrin serish  p[pushtetin dhe mjetet e  duhura  mund te kryejnë serish  vepra  te ngjashme gjë qe  përben një kërcenim real për lirinë  demokracinë dhe jetën e qytetareve.

    Prandaj ne i bëjmë thirrje çdo te përndjekuri  politik te komunizmit, çdo qytetari që vlerëson  e  respekton lironte dhe të drejtat e tij , te familjes, të pronës  te fjalës , te atdheut etje  ti bashkohet  protestës sonë paqësore.

      Ju bëjmë thirrje deputeteve te  Kuvendit te Shqipërisë , atyre qe besojnë  tek liria e demokracia nuk ndjehen te kapur nga e kaluar komuniste te bashkojnë votat dhe veprimit be tjera ne Kuvend me protestën tone duke ndaluar , duke mos u bere pjese e  këtij rikthimi  te rrezikshëm te njerëzve te diktaturës ne krye  te shtetit dhe qeveri .

     Bashkohuni me protestën tone tani  qe nesër te mos jete vonë . Nuk ka nevojë të mundoheni te merrni me mend se çfarë mund te ndodhe ne se Sigurimi i Shtetit kthehet ne krye te shtetit . Ktheni pak kokën mbrapa dhe kujtoni çfarë ka ndodhe ne ketë vend vetëm 27 vjet me pare .

     Nen moton : Jo diktaturës ! ,  te protestojmë se bashku ne 09 shator ora 90.30 para  Kuvendit te Shqipërisë                   

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ArT31/08/2017 16:12

    U kujtuat "heret". Ruci ka mbi 25 vjet deputet nen kujdesin edhe te Berishes per tu bere super i pasur.

    Shto koment

    Denonco