Barazia gjinore dhe terapia hormonale/ Ndoja: Qeveria po krijon diskriminim të ri dhe po imponon modele...

Barazia gjinore dhe terapia hormonale/ Ndoja: Qeveria po krijon diskriminim të ri dhe po imponon modele...

09:58, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në “Kafe Shqeto”, deputeti i PD, Arjan Ndoja u shpreh se ligji për barazinë gjinore i qeverisë, në emër të mosdiskriminimit, po prodhon diskriminim të ri dhe pabarazi në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe ekonomisë.

Ai deklaroi se përmes këtij ligji po krijohen avantazhe të padrejta në ekonomi, licenca dhe sektorë të tjerë, duke përmendur se 30 deri në 50% e kuotave dhe përfitimeve në disa fusha po i atribuohen një pakice të vogël, çka rëndon konkurrencën dhe prek shumicën e popullsisë.

Ndoja u ndal edhe te debatet për vetëdeklarimin gjinor dhe ajo që u cilësua si “terapia hormonale”, duke theksuar se këto zhvillime, po futen edhe në hapësirën e edukimit të fëmijëve dhe po normalizohen në mënyrë të detyruar në shoqëri.

Ai e konsideroi këtë qasje si një deformim të sistemit ligjor dhe social, që po shoqërohet edhe me një klimë më të gjerë politike të ashpërsuar ndaj opozitës dhe institucioneve të saj.

Pjesë nga deklarata:

Në lidhje me shumë faktorë dhe elementë të jashtëm, influencierë që ju e keni parë, kanë bërë që Shqipëria të shkojë 14 vjet nën drejtimin e një personi i cili ka mangësi theksore në formim, në arsimim dhe edhe në sjellje. Në këndvështrimin tim, tani pesë vjet kemi non gratën e drejtuesit të Partisë Demokratike.

Çfarë na është thënë nëpërmjet kësaj? Na është thënë nga pjesëtarë brenda forcës tonë që “shikoni se partia është për interesa personale”, na është thënë nga pala tjetër “mos i shkoni mbrapa një non grate”. Mirëpo, pesë vjet non grata nga një shtet i cili konsiderohet model i demokracisë, një ndër vendet më të fuqishme të botës që dominon rendin botëror, dhe që është aleat i të gjithëve, e bëjnë këtë çështje të madhe për shqiptarët. Shqiptarët kanë pasur një vokacion të hershëm në lidhje me Amerikën që në vitin ’90, kur erdhi Bakeri; të gjithë u habitën nga mënyra se si u prit.

Problemi im është që kjo gjë është shumë e madhe për shqiptarët për shkak të diferencave kulturore, arsimore e të tjera. Pesë vjet kjo. Burgosja e liderëve të opozitës, të gjithë bashkë mos harroni Fatmir Mediua pas kaq vitesh në proces, Ilir Meta në burg, Sali Berisha në arrest shtëpie e të tjera me radhë. Po lëmë proceset për manipulimin e zgjedhjeve e të tjera.

Tani, njerëzit, imagjinoni, dalin në televizion, pushteti i katërt, që sot mendohet se ka qenë i katërti, por ka një rol kryesor, sepse, me keqardhje konstatoj që të gjithë liderët politikë të botës, po edhe të Shqipërisë, ndikohen aq shumë nga gazetarët. Kam shumë respekt për profesionin tuaj, por jo deri në atë masë sa disa gazetarë që dalin çdo natë e bëjnë analistin të krijojnë të ardhmen e politikës shqiptare. Një politikan duhet të ketë vizionin e tij dhe të marrë vendimet e tij, pavarësisht se si artikulohet.

Po, pavarësisht se si artikulohet. Pse po e them këtë? Diskutova pak më përpara me zotin Hitaj për ligjin për barazinë gjinore. Asnjëri nuk e thotë që me ligjin për barazinë gjinore, nëpërmjet mosdiskriminimit, ne kemi rritur diskriminimin për pjesën tjetër. Po e marr në shifra: 1% përfiton, 99 të tjerët diskriminuar për shkak të vendosjes së një tarife prej 30 deri 50% të pjesëmarrjes në aktivitete në fusha të caktuara të ekonomisë. Kjo është konkurrencë e padrejtë ekonomike në aspektin horizontal dhe vertikal. E kemi bërë me ligj.

Çfarë kemi bërë nëpërmjet kësaj? Kemi inkurajuar që të vijnë njerëz nga jashtë që kanë prirje të tilla, të përfitojnë nga kjo klimë ligjore, të jetojnë këtu dhe të marrin pashaportat që demagogu bën për sportin, por me qëllim tjetër. Të kenë bazën ligjore dhe ca para për të ardhur dhe ushtuar aktivitetet e tyre. Klima është e mirë, ushqimi është i mirë. Por po e shpopullojmë vendin tonë për ta ripopulluar, jo me qytetarët tanë, por me të tjerë.

E treta, ndërhyjmë tek faza më e fragjile e shoqërisë: fëmijët, edukimi në shkolla. Ta bëjmë të detyrueshëm edukimin në shkolla, që një fëmijë i cili është si sfungjer të mësojë automatikisht. Edhe figura emblemë si Spidermani, fillon të perceptohet si normale.

Pra, imagjinoni tek fëmijët. Ligji ka efekte negative, por shihen thjesht si përkatësi gjinore. Kush i kontrollon këta njerëz në darkë apo çfarë bëjnë brenda ambienteve të mbyllura? Nuk ka komision që të vetëdeklarohen apo që të certifikojë këto. Sot deklarohen “jam ai”, nesër “jam ajo”.

Në bazë të ligjit, në proceset për fotovoltaikët, 10 licensa që ka Shqipëria, jo më pak se 30 deri në 50% t’i marrin ata që përfaqësojnë vetëm 1% të popullsisë. Jo vetëm ekonomikisht, por në të gjitha fushat: arsim, kulturë, sport, licensa të studimit, etj. Kjo krijon diskriminim të 98.5% të popullsisë.

Gjithashtu, në procesin e vetingut, prokurorë e gjyqtarë me integritet profesional dhe ekonomik janë detyruar të bëjnë divorc ose të marrin vendime kompromisuese për të mbrojtur veten. Kjo sepse bashkëshortët kanë pasur probleme të kaluara. Për një individ që merr modele jetësore si Big Brother apo Arjanin në Big Brother, kjo bëhet normalitet.

Një shembull tjetër: pensionet e vorio-epirotëve në jug të Shqipërisë. Për arsye ekonomike, disa janë deklaruar si grekë për të përfituar pensione, duke përdorur bazën e ligjit për qëllime të veçanta. Kjo tregon se sistemi mund të shfrytëzohet dhe të krijojë pabarazi dhe padrejtësi.

Të gjitha këto elemente nga influencierët, modelet, parfume, deri tek shtresat e ndryshme të shoqërisë ndikojnë në ndërgjegjësimin qytetar. Ora non grata, burgu, vula, të gjitha këto kanë çuar Partinë Demokratike drejt një asimilimi të brendshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco