Marshimi protestë nuk ndalet në Tiranë/ Mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen! Parlamenti i krimit

Marshimi protestë nuk ndalet në Tiranë/ Mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen! Parlamenti i krimit

22:41, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marshimi protestë i shqiptarëve nuk ndalet. Prej orës 20:00, pasi u larguan nga kryeministria mijëra protestues vijojnë të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Edhe tani ora 23:00 protestuesit vijojnë të marshojnë ndërsa thërrasin 'largimin e Ramës'. 

Në ballë të protestës mbajnë flamujt kuq e zi, ndërsa thërrasin ‘Jepe dorëheqjen’

Në një moment ata marshuan edhe nga parlamenti ndërsa thërrisnin ‘Parlamenti i krimit’

Protesta është shumë paqësore.

Ata bëjnë thirrje që të bëhen 1 milionë shqiptarë për të larguar Ramën dhe qeverinë e tij nga pushteti.

Aktualisht ndodhen afëre qendrës së kryeqytetit.
Ata kërkojnë
Dorëheqje qeverisë,
Shfuqizimin e statusit të 'investitorit strategjik'
Shfuqizimin e 'paketës së maleve' 
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare”

Protesta sot vijoi në orën 18:00 dhe vijon edhe tani ora 23:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco