Rama tenton banalizimin e protestës, fyen rëndë me gjuhë seksiste vajzat dhe gratë

22:48, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Rama vijon përpjekjet për banalizimin e protestave mbarëkombëtare që kërkojnë largimin e tij nga pushteti 13-vjeçar. Gjatë një takimi me punonjës të administratës shtetërore të qarkut Shkodër, shefi i qeverisë, me një gjuhë seksiste, ka fyer rëndë vajzat dhe gratë që u janë bashkuar protestave antiqeveritare. Përtej kësaj, Rama kundërshtoi prerë kërkesën e protestuesve për anulimin e Paketës së Maleve dhe deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga projekti në Zvërnec.

I gjendur nën presionin e kërkesës për dorëheqje nga qindra mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, kryeministri Edi Rama po humbet çdo ditë e më shumë arsyen, duke ofruar sjellje dhe fyerje banale ndaj grupeve të ndryshme që mbështesin protestën për largimin e tij. Gjatë një takimi me socialistët në Shkodër, Rama ka tentuar sërish të banalizojë protestën qytetare, duke tejkaluar edhe sjelljen skandaloze të një dite më parë në Elbasan. Me një gjuhë seksiste dhe aspak të denjë, sidomos për një person që drejton qeverinë e një vendi, Rama ka fyer rëndë vajzat influencere të cilat janë përfshirë në protestat për largimin e tij.

Ishte njëra te kulla Eifel, te kulla Eifel e kishte bërë një foto kështu edhe dukej tre herë më e gjatë se unë’’, aq sa kur e pashë, thashë po më bie kështu sipër, edhe thoshte “shyqyr u hap koha në Paris”.

Natyrisht, nëqoftëse ti i ke te gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa n’Dubai, e sa ku e di unë ku, ty për hajër të daltë, po ti nuk ke pse t’i thuash shqiptarëve që “atje e dua komplet të virgjër bregun e detit; atje nuk dua të shoh asnjë ndërtim, atje dua rërën, dua flamingot, dua dhe pemët se atje do dal me bikini. Me bikini dhe do dal kështu në profil’.  E të gjithë këta që i shkojnë prapa në protestë thonë ishalla po i këputet lidhësja e të shohin flamengon. 

Kjo tjetra kishte një stil tjetër, para se të fliste për natyrën dhe për flamingot, edhe për “Shporru, Edi Rama’’, kjo nxirrte kremëra, që ti kur futesh atje që të bësh solidaritet me zogjtë, kapje dhe ndonjë krem që i bënte reklamë kjo, kremëra fytyre. Të paktën mua si fytyre mu duken po kushedi se cfare tjeter fërkohen me to".

Gjatë takimit të zhvilluar në kalanë e Rozafës, me punonjës të administratës shtetërore të Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, Rama për herë të parë ka reaguar ndaj njërës prej kërkesave të protestuesve, asaj për anulimin e ligjit të njohur si Paketa e Maleve. Rama u shpreh kundër kësaj kërkese dhe sërish kaloi në fyerje ndaj propozuesve të saj.

Këta thonë “ta shpëtojmë Shqipërinë nga Paketa e Maleve’’.

"Pra, këta thonë që emigrantët, të cilët duan të investojnë kursimet e tyre në të gjitha ato zona, të cilat janë zona, ku ata kanë pronat e stërgjyshërve, por nuk e kanë njohur 7501-shin, duhet ta harrojnë që ta bëjnë këtë gjë sepse nuk ka për ta, asnjë zgjidhje tjetër përveçse të futen tek 7501. Kështu thonë këta. Ka kohëmë Shqipëria të humbasë me këto broçkulla e me këto pallavra? "

Fjalimi i Ramës në Shkodër ishte i mbushur me doza nacionaliste dhe, në një pikë të tij, ai arriti deri aty sa të thoshte se ai që sulmon qeverinë e tij nuk është patriot. Rama sfidoi sërish protestuesit dhe deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga projekti i shumëpërfolur i Zvërnecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco