SYRI TV
Me mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit, me kërkesën për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Në Tiranë qytetarët kanë protestuar para selisë së qeverisë dhe më pas kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohët protesta e kësaj të hene është transmetuar në kohë reale agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.
Për të nëntën ditën radhazi me thirrjet për largimin e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama , qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka transmetuar në kohë direkte protestën. Në kryeqytet, qytetarët nisur marshimin e tyre si zakonisht nga sheshi Skënderbej dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së kryeministrisë.
Ndryshe nga ditët e tjera protestuesit kanë mbajtur vetëm disa fjalime ku kanë përsëritur kërkesat e tyre dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, teksa më pas kanë vazhduar thirrjet në kor kundër qeverisë. Pas më shumë se 2 orësh qytetarët kanë nisur marshimin e tyre nga kryeministria drejt pikave kryesore të kryeqytetit. Kjo ishte thirrja që protestuesit bënë kur ju afruan Bashkisë së Tiranës.
Protesta kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama janë zhvilluar edhe në Durrës, për ku qytetarët e revoltuar kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të shefit të qeverisë.
Qytetarët korçarë kanë vazhduar protestën e tyre për ditën e katërt me radhë, teksa me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama kanë marshuar nga Pedonalja e qytetit.
Protesta ka vazhduar për ditën e pestë në qytetin e Vlorës ku banorët kanë kundërshtuar grabitjen e pronave nga bandat qeveritare dhe kanë bërë thirrje për largimin e qeverisë.
Për të dytën ditë rresht protesta gjithashtu ka vazhduar edhe në qytetin e Gjirokastrës ku qytetarët kanë denoncuar presionin e autoriteteve ndaj qytetarëve pjesëmarrës ne protestë.
Gjithashtu protesta ka vazhduar edhe në qytetin e Elbasanit, ku qytetarët kanë akuzuar qeverinë sit ë përfshirë në afera korruptive dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Ndërkohë protestat kanë vazhduar edhe jashtë Shqipërisë, ku diaspora shqiptare në Breshia të Italisë, ka kërkuar largimin e qeverisë socialiste.
© SYRI.net