Një shtetas zviceran iu bashkua protestës së qytetarëve sot në Korçë. Në një prononcim për gazetarët turisti tha se ndodhej aty për të mbështetur qytetarët
Ai solli si shembull zhvillimin ekonomik në Zvicër ku ‘ne kemi mësuar që zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës duhet të shkojnë dorë për dore, dhe në një nivel që të dyja nuk duhet të jenë të kundërta, se të dyja janë shumë të rëndësishme’
Unë jam nga Zvicra.
Për mua është dita e tretë që jam në Korçë. Unë nuk kam të drejtë të protestojë në një shtet të huaj, por unë jam këtu për të mbështetur njerëzit këtu. Dje unë isha në liqenin e Prespës së Vogël, dhe dje kam parë duke fluturuar pelikanët, dhe ishte diçka jashtëzakonisht shumë e bukur. Dhe vitin e kaluar unë isha në Zvërnec dhe atje unë kam parë pelikanët. Dhe është një natyrë shumë, shumë e bukur, ka shumë vende në Shqipëri që janë shumë të bukura.
Dhe për këtë arsye, edhe për këtë që njerëzit këtu kanë një zemër shumë të mirë, unë jam këtu për pushim. Unë shpresoj që njerëzit kanë mundësi të thonë diçka kundër këtij projekti në Zvërnec, sepse në Zvicer ne kemi mësuar që zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës duhet të shkojnë dorë për dore, dhe në një nivel që të dyja nuk duhet të jenë të kundërta, se të dyja janë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye unë shpresoj që Shqipëria ka mundësi të shkojë me ligj dhe ndoshta ky projekt të shkojë me ligj. Nesër unë shkoj në bregdet, e ndoshta unë do të jem në vende të tjera, ose në Tiranë. Mua më pëlqen Shqipëria shumë. Është një vend shumë i bukur dhe mua më pëlqen shumë të jem këtu. Unë jam vetëm për pushim këtu, unë jam një turist i vërtetë! Unë kam mësuar gjuhën shqipe në kohën e Covid-it, dhe deri tani, kjo është hera e 15-të në Shqipëri, dhe udhëtoj në të gjitha vendet, në male dhe në bregdet."
© SYRI.net