Gazetari Çim Peka ka reaguar në rrjetet sociale, duke iu referuar zhvillimeve politike dhe protestave të opozitës, një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të një ekipi të rëndësishëm të CNN.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Peka shkruan se ‘CNN sjell nesër peshat e rënda në Tiranë’. Sipas Pekës në Tiranë pritet të vijë gazetari Anderson Cooper.
Peka shkruan se, Edi Rama ka kërkuar rikthimin në Shqipëri të ish-këshilltarit të tij për komunikimin, Endri Fuga. Gazetari shkruan se, kjo lëvizje synon ‘neutralizimin e celulave të Sorosit në protestë’, ndërsa ai shprehet se kryeministri ndodhet në një situatë të vështirë politike.
‘Ediot, shumë vonë. Të kanë shitur të gjithë. Rri i vëmendshëm!’, shkruan gazetari në reagimin e tij, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, Rama po përballet me humbje mbështetjeje në rrethe të ndryshme politike dhe mediatike.
Postimi i Pekës vjen në një moment tensionesh politike dhe përplasjesh të forta mes opozitës dhe qeverisë, ndërsa protesta dhe zhvillimet e ditëve të fundit kanë rikthyer debatin politik në qendër të vëmendjes publike.
© SYRI.net