Pas gati 2 orë protestë para kryeministrisë protestuesit kanë vijuar marshimin drejt sheshit Skënderbej e nëpër rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit thërrisnin në kor 'jepe dorëheqjen!'
Një tjetër thirrje është dhe ajo se kryeministri së shpejti do i bashkohet kryetarit të bashkisë Tiranë në burg.
“O Erion o legen, prite Ramën se po vjen! “Ju erdhi fundi”
Protesta pasditen e sotme pati dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Elbasan, Gjirokastër e Durrës. Ndërsa në Tiranë nisi në orën 18:00 për të vijuar deri në 20:00 para kryeministrisë.
© SYRI.net