Edi Rama u shfaq i shfazuar edhe në antimitingun e organizuar prej tij në Shkodër në Kalanë e Rozafës.
Sërish ai u kap me influenceret dhe blogeret e shumta që po bëjnë thirrje për protestë kundër tij.
Rama tha se blogeret dhe influenceret e duan bregdetin e Shqipërisë 'të virgjër', në mënyrë që sipas tij të mund të bëjnë foto 'me bikinit me rrip të hollë'.
“Por ti nuk ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhësen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘inshallah i këputet lidhësja’,” tha Rama.
Por ai bëri sërish një autogol kur tregoi pikërisht bisedën me një bloger.
Rama tha se e kishte pyetur blogerin se përse dilte në protestë dhe ai i kishte thënë se bëhet nami me pëlqime dhe ndjekës në rrjetet sociale, duke nënkuptuar indirekt se protesta ndaj tij është shumë popullore në median sociale.
Një ditë më parë ai tha se blogerët nuk paguajnë taksa, kur detyrën për të mbledhur taksa e ka vetë.
Ndërkohë në shfazimin e tij, ai pranoi se Mustafa Nanon, i cili tani po e kritikon, e kishte emëruar si ambasador duke anashkaluar sistemin e karrierës në diplomaci.
Duke sulmuar protestuesit, Rama postoi edhe foto nga bregdeti i ndotur i Shqipërisë, duke harruar pikërisht se është detyra e tij pastrimi i këtyre zonave të mbrojtura dhe të rëndësishme për turizmin e vendit.
© SYRI.net