Faqja online ‘Ramaout.com’, ku qytetarët po nënshkruanin peticionin për shkarkimin e Edi Ramës, është bllokuar duke u bërë e paarritshme menjëherë, pasi numri i firmave ka kaluar shifrën e 700 mijë.
Faqja është bllokuar nga Edi Rama në momentin kur ritmi i firmosjeve ishte në rritje të ndjeshme dhe pritej që brenda mbrëmjes të arrihej edhe shifra e mbi 800 mijë nënshkrimeve.
Mbështetës të peticionit akuzojnë se bllokimi është i qëllimshëm dhe lidhet me rritjen e shpejtë të pjesëmarrjes qytetare në nismë.
Nisma ‘Ramaout’ ka qarkulluar gjerësisht në rrjet si një formë proteste simbolike online ndaj qeverisjes, duke mbledhur një numër të lartë nënshkrimesh brenda një kohe të shkurtër.
© SYRI.net