Me mijëra qytetarë shqiptarë mbushën edhe sot sheshin para kryeministrisë e marshuan nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit me kërkesën për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Kryeministrit Rama.
I ftuar në studion e Çim Peka Live, Lorenc Vangjeli tha se protesta është derivat i zemërimit që qytetarët kanë grumbulluar prej vitesh ndaj klasës politike që kontrollon pushtetin dhe vendimmarrjen.
Ruaju zemërimit të të urtit, do t'i shkonte kësaj radhe shprehja.
Janë rrjedhojë dhe derivat i një frustrimi të mbledhur pikë mbas pike, ditë mbas dite, e stinë mbas stine dhe vit mbas viti madje, për një klasë politike e cila ka uzurpuar qeverisjen e vendit, pa emra këtu. Për një grusht gjithmonë e më të rrudhur njerëzish që ndikojnë mbi fatet e tyre, për faktin që ata janë votues, por nuk arrijnë dot të zgjedhin.
Çim Peka: Ujin e valoi në 99 gradë Zvërneci, apo interesimi i mediave ndërkombëtare dhe sensibilizimi i opinionit?
Papritur Shqipëria është bërë sebep i një sherri i cili është shumë i largët, i ndarjeve shumë të dukshme pavarësisht se mbulohen me gjuhë diplomatike mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe madje dhe polarizimit të skajshëm që është vetë në Shtetet e Bashkuara. Shembulli i CNN-it që solle ti që do të vijë në Tiranë, New York Times apo gazetat më të mëdha evropiane të cilat janë rreshtuar në këtë pjesë... Është një lloj fronti i krijuar me sebep Shqipërinë, për një betejë që bëhet kundër Trumpizmit.
Në Tiranë qytetarët protestuan para godin%s së qeverisë dhe më pas kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohët protesta e kësaj të hene është transmetuar në kohe reale agjencia ndërkombëtare e lajmeve Rojters.
© SYRI.net