‘Partizani’/ Ish-drejtoresha pranon gjendjen e degraduar të ish-klubit dhe lejen e ndërtimit të Edi Ramës

‘Partizani’/ Ish-drejtoresha pranon gjendjen e degraduar të ish-klubit dhe lejen e ndërtimit të Edi Ramës

13:45, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në seancën gjyqësore për dosjen “Partizani”, ish-drejtoresha e sportit Violeta Shqevi pranoi se territori i ish-klubit ishte në gjendje të degraduar, ndërsa konfirmoi edhe ekzistencën e lejes së ndërtimit të miratuar nga Edi Rama në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Gjatë dëshmisë së saj, Shqevi tha se institucioni që përfaqësonte nuk kishte informacion zyrtar për uzurpimin e pronës apo për pronarët e mundshëm të objekteve, ndërsa theksoi se shqetësimet për lejet e ndërtimit kishin ardhur kryesisht nga drejtuesit e klubit.

Dëshmia në seancën gjyqësore: 

Violeta Shqevi: Nuk kishim asnjë informacion as për pushtim as uzurpim… sepse nuk e kishim për detyrë. Ishte kohë pa investuar dhe normalisht ishin amortizuar. Unë përfaqësoja drejtorinë e sportit, se si sporti duhej të zhvillohej. Kam dhënë mendimin tim dhe të grupit, qëllimi ynë ishte rritja e infrastrukturës sportive të mbyllura ose të hapura. Ne kërkuam si sport, që të mbronim sportin, cilado zgjedhje e shtetit ne donin të rrisnim standardet. Dhamë variantin tonë të zbatohet ligji rumun, që kishte kaluar në këtë fazë dhe shteti kishte garantuar objektet sportive në të njëjtat m2. Kërkuam të merrnim një sipërfaqe të konsiderueshme në Farkë që nuk ishte shumë larg, kam bërë çdo përpjekje, më pas s’kam qenë më në rolin drejtues. Çdo gjë s’e bëja vetë, sigurisht e bënim edhe me ministrin madje. Ia kam shprehur edhe ministrit kemi detyrim ligjor e moral të mbroja objektivat strategjikë që kishim vendosur. Kemi qenë të lirë të shprehim mendimin tonë. Për ish-pronarët… ndryshimet ligjore 2007-2008 ishin bërë sepse kërkohej një qasje, kishte nevojë për një qasje të re. Aty janë paraqitur disa variante, ne kërkuam të mos ndryshonte destinacioni, por megjithatë ne kërkuam projektin rumun, me kompensim në një vend tjetër, e kam shprehur edhe me memo ministrit. S’kishim asnjë lloj informacioni se kush ishte ky ambient. Nga shqetësimet e drejtuesve të klubit ishte se ka familjarë që kanë uzurpuar, asnjë informacion nuk kisha për numrin, as zyrtarisht të na thonin se kjo godinë ka këtë pronar apo këtë banor. Nuk kishim asnjë informacion si drejtori sporti zyrtarisht, për leje ndërtimi ishin shqetësime nga drejtuesit e klubit për leje ndërtimi, por zyrtarisht asnjë informacion apo shkresë.

Klodian Skënderaj: Kam një memo të firmosur nga vetë dëshmitarja

Violeta Shqevi: Nuk e mbaj mend ekzaktësisht, ndoshta është dhënë zyrtarisht por nuk më kujtohet. Nuk e mohoj që është firma ime. Kjo ka ardhur nga klubi shumësportësh që ka një kështu e një ashtu, por personalisht dokument zyrtar nuk kam parë. E dija që kisha kërkuar të regjistroheshin pronat e klubit shumësportësh, e kam kërkuar regjistrimin e të gjitha aseteve të klubit. Detyrën e kam marrë në tetor 2007. Kishte ardhur info nga klubi, s’mbaj mend ta kem pasur informacionin. Kjo shkresë është firmosur nga ana ime, kjo shkresë është hartuar mbi bazë informacioni që ka ardhur nga klubi, bazuar në vendimin e KRRT-së,

Kam qenë në 2008 te territori i klubit Partizani, kush shkonte aty shikonte se s’ishte i pari, kishin rënë xhama, suva, gjërat kishin degraduar, palestra mbahej me bazë materiale që ishte mbajtur vite më përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco