'Pjesë e agjendës për shpërbërjen e Shqipërisë!' Meta reagon për rimbursimin e terapisë hormonale

'Pjesë e agjendës për shpërbërjen e Shqipërisë!' Meta reagon për rimbursimin e terapisë hormonale

16:20, 29/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur të sëmurët me kancer vuajnë për mungesë të ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë siguron terapi hormonale për personat trangjinore. Një urdhër i firmosur nga zv.,ministrja Eugena Tomini i hap rrugë në QSUT terapisë per personat e rritur dhe ata të moshës 16 vjec. Dhe gjithçka për ta do të jetë falas pasi do të mbulohen nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

"Kjo ndodh sepse shëndeti i njerëzve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj Qeverie, siç e provoi gjithë këto vite ku premtimi për “shëndetësi falas”, rezultoi mashtrimi më i madh, që është bërë ndonjë here, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi miliona euro për ilaçet më bazike dhe për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e tyre" shkruan presidenti i Partisë së Lirisë në një reagim në facebook.

Meta thekson se kjo agjendë, së bashku me shpopullimin, kanë qëllim të vetëm shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Lexo dhe: Skandali/ Shteti nuk rimburson ilaçe për të sëmurët me kancer, por do të rimbursojë ata që ndryshojnë gjininë

 

Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjeksor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët.

Kjo ndodh sepse shëndeti i njerëzve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj Qeverie, siç e provoi gjithë këto vite ku premtimi për “shëndetësi falas”, rezultoi mashtrimi më i madh, që është bërë ndonjë here, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi miliona euro për ilaçet më bazike dhe për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Në vend që fondet publike të shkojnë për të sëmurët, për fëmijët, për familjet shqiptare dhe për mbështetjen e jetës, ato përdoren për të imponuar agjenda ideologjike, që bien ndesh dhe godasin egërsisht vlerat tradicionale dhe familjen shqiptare si kryevlerë, falë së cilës shqiptaret kanë përballuar furtuna te medha. Kjo agjendë, së bashku me shpopullimin, kanë qëllim të vetëm shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë dhe kombit shqiptar' shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco