'Këtu të ha miu...'/ Korreshi nga Qendra e Gjakut në spitalin e Lushnjës: Të sëmurët me talasemi detyrohen të…

'Këtu të ha miu...'/ Korreshi nga Qendra e Gjakut në spitalin e Lushnjës: Të sëmurët me talasemi detyrohen të…

10:20, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një tjetër denoncim nga Spitali i Lushnjës, këtë herë nga ambientet e Qendrës së Gjakut.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shfaq gjendjen e amortizuar të godinës, duke e cilësuar situatën alarmante për pacientët që marrin shërbim aty, veçanërisht të sëmurët me talasemi.

“Këtu jemi te Banka e Gjakut, një nga repartet më të rëndësishme. Kape pak, (tregon nga kamera) Shikoje pak këtë egrasinë! E kuptoni se si është situata këtu. E shikoni ça thotë aty; Qendra Rajonale. Të sëmurët me talasemi janë të shumtë në Lushnjë. Ata detyrohen çdo 3 muaj që të udhëtojnë drejt Tiranës për të dalë në komision për ilaçet. Le që këtu nuk ka gjak, por shiko si ka vajtur bari. A të hanë minjtë këtu?! Kjo është situata e Bankës së Gjakut!”, shprehet Korreshi në video.

Deputeti demokrat ngriti shqetësimin edhe për mungesën e investimeve në repartin e Bankës së Gjakut, duke theksuar se pacientët përballen çdo ditë me vështirësi dhe kushte të papërshtatshme.

Postimi i Korreshit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco