Meri Lika: Grupet kriminale te ne drejtojnë shtetin

18:50, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian i ngjan më shumë një hyrjeje të detyruar nga ‘dritarja’ sesa një kalimi të merituar nga dera kryesore.

Këtë mendim ndau ekspertja e ekonomisë, Meri Lika, e cila e ftar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, tha se gjeopolitika dhe frika nga ndikimi rus në Ballkan po diktojnë agjendën e Brukselit.

Sipas saj, taktikat e marrëdhënieve publike të kryeministrit Edi Rama dhe figurës lobiste evropiane si sllovakja Marta Kos, ndajnë një aftësi për të përdorur mjeshtërisht fasadën dhe shfaqjen politike për të goditur ose tërhequr vëmendjen në momentet e duhura.

Megjithatë, theksoi ajo, kjo mbulesë nuk fsheh dot paralajmërimet e forta që vijnë nga vendet anëtare si Gjermania dhe Holanda.

Hapja e derës për në BE nuk do të jetë e përhershme dhe kërkesat për mbështetjen e drejtësisë, rishikimin e koncesioneve (PPP) dhe zhdukjen e pandëshkueshmërisë, shtoi eskpertja do të mbeten nën një monitorim të rreptë.

Teksa hoqi paralele me fqinjin e Ballkanit Perëndimor, Malin e Zi, Lika u shpreh se ai nuk e njeh korrupsionin dhe mafien, ndryshe nga Shqipëria ku grupet kriminale drejtojnë shtetin.

Sepse Marta Kos vetë vjen nga një e majta sllovene, e cila edhe ajo është lobiste, e di shumë mirë vlerën e PR-it, reklamës, e është njësoj si Edi Rama pak a shumë. Dhe ajo e di shumë mirë se kur duhet të godasi me puthje, kur duhet të godasi me batutën për të ngritur korabin. Ajo është njësoj si Edi Rama, janë dy si vëllezër siamezë, të duken, po, që bëjnë vetëm shfaqje. Ajo ka thënë një detaj që duhet të nxitojmë t'i mbushim të gjitha këto kriteret, sepse dritarja nuk do rrijë përherë e hapur për integrimin. Domethënë ne po hyjmë nga dritarja, nuk jemi duke hyrë nga dera. Sepse duhet të ishte që dera nuk do qëndrojë gjithmonë e hapur. Ne jemi duke hyrë nga dritarja dhe të hysh nga dritarja diku, nuk është hyrje normale, është një hyrje anormale. Unë mendoj që pranimi i IBAR, dhënia ok për IBAR, është në shkak të gjithë këtyre konflikteve që kanë në Evropë, sidomos me Ukrainën, për të tërhequr sa më shumë Ballkanin i cili shpesh ka qenë në ndikimin e Rusisë, dhe për ta tërhequr atë drejt Evropës dhe për ta lënë Rusinë pak jashtë Ballkanit i cili dhe e ka ndezur shpesh me konflikte Ballkanin. Kjo ka qenë një nga arsyet që i ka paraprirë Edi Ramës në këtë periudhë që kërkon të merrte IBARIN.

Por vazhdon që të jetë prapë, sepse ka thënë që janë plotësuar vetëm disa prej kritereve themelore, ato që quhen themelore, por jo të gjitha kriteret. Këto do ndiqen me rreptësi, ka thënë dhe do jenë shumë të kontrollueshme, që janë për drejtësinë, ato çka kanë theksuar dhe të dy ambasadorët, gjermani dhe holandezi, të cilët janë edhe për heqjen e imunitetit, edhe për mbështetjen e drejtësisë, dhe për PPP-të, për të gjitha këto. Kështu që të gjitha këto do jenë të monitoruara. Se sa do arrijë pastaj Evropa, ndoshta ka qenë dhe si inkurajim që të punojë qeveria ose të punojë Shqipëria për t'u anëtarësuar, një inkurajim i vogël për ta. Sepse ai është ajo që thashë në fillim që ai i pëlqen kjo dhe di t'i përdori shumë mirë të gjitha detajet. Unë gjithmonë kujtoj një shprehje tek nëntori i dytë. Po Evropa ç'thotë? Evropa gjithmonë ka qenë vetëm me interesat e saj të ngushta. Asaj nuk i intereson fare nëse populli shqiptar është i lumtur, e do këtë qeveri apo nuk e do. Evropës i intereson peshorja e saj.

Në momentin që një favor që i jep Edi Ramës e rregullon peshoren e saj, ajo është shumë dakord që ta japë. Është shumë më ndryshe... prandaj dhe Evropa është kaq e cunguar dhe është dhe kaq e pafuqishme edhe përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse normalisht, Amerika vjen nga Evropa, domethënë krijimi i Amerikës vjen nga Evropa. Këta janë nëna e kulturës, e inteligjencës, e fisnikërisë. Këta duhet të ishin shumë më lart në krahasim me Amerikën në momentin që është bërë Evropë e Bashkuar. Por këta dhe këtu vazhdojnë të jenë individualistë dhe vetëm shikojnë interesat e tyre. U pa edhe në kohën e në 2020-ën me Covid-in që secili luftoi të merrte vaksinën vetëm për vete. Nuk punoi njeri që duhet të marrin të gjithë, secili kush ishte i zoti. Këtë kanë tendencë Evropa, vetëm për veten e saj.

Po të kemi parasysh që në Evropë kur kanë hyrë këto vende, këto janë quajtur gjithmonë si vendet e dorës së fundit. Edhe Rumania, edhe Bullgaria kanë qenë vendet e dorës së fundit. Edhe ne kështu do jemi. Dhe në qoftë se do përfshihemi në Bashkimin Evropian, ne do jemi vendet e dorës së fundit. Por dhe mund të hyjmë dhe të paguajmë taksa, por të mos marrim përfitime derisa të plotësojmë kushtet. Kështu që nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme për Evropën që të mos ndodhi. Tani puna është që mbasi ndodh kjo dhe pranohet Ibari, i jepet ok Ibarit. Ne, populli, çfarë fitojmë ne? Deri tani ne s'kemi asnjë gjë. Sepse fondet nëse do na i japë Evropa, ja do përfundojnë si fondet e OLAF-it. Që janë ndërtuar shtëpitë e gjithë deputetëve dhe ish-deputetëve sot, por ama nuk i kanë marrë asnjë fermerët apo ata që kanë vendosur me gjithëmend që të bëjnë aktivitete. Të gjitha, po, që të gjitha këto janë kështu. Dhe nuk e di se si do e pranojë Evropa t'i japë fonde të tjera për Shqipërinë. Po ta krahasojmë tani vendin tonë me Malin e Zi, i cili është shumë më përpara sesa ne, qytetarët e Malit të Zi e kanë parë vlerën e asaj që kanë fituar me Evropën, sepse ata e kanë më të lartë nivelin e jetesës, nuk e kanë korrupsionin, nuk kanë mafian siç e kemi ne apo grupet kriminale që drejtojnë shtetin. Jo si ne, nuk janë në nivelet tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco