Kryeministri Edi Rama e ka kthyer procesin e integrimit europian të Shqipërisë në një shfaqje spekulative për të mbuluar realitetin e hidhur të një autokracie elektorale dhe një shteti të kapur nga krimi. Kështu është shprehur ish-diplomati dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Agim Nesho, gjatë një intervistës së mesditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, duke analizuar hapjen e kapitujve të negociatave në Bruksel.
Sipas diplomatit, entuziazmi i treguar nga qeveria shqiptare ishte një maskaradë e orkestruar me ndihmën e disa burokratëve europianë, ndërkohë që përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Holandës i kanë kthyer palët me këmbë në tokë.
Deklaratat e ambasadorëve të këtyre dy vendeve bënë të qartë se hapja e negociatave nuk është një shpërblim për detyrat e kryera, por thjesht një mjet inkurajimi për të detyruar qeverinë të tregojë vullnet politik në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nesho theksoi se strategjia aktuale e kryeministrit Rama është blerja e kohës përmes bashkëpunimit me elementë pa integritet në administratën e Brukselit.
Sipas Neshos qëllimi përfundimtar theksohet të jetë mbajtja e pushtetit deri në vitin 2029, duke margjinalizuar, dëmtuar dhe asgjësuar plotësisht opozitën. Kjo përfshin blerjen e kundërshtarëve politikë, goditjen e liderëve të opozitës dhe përdorimin e parlamentit si një mjet për të kaluar ligje të personalizuara në shërbim të regjimit.
Në analizën e tij, Nesho pikturoi një tablo të realitetit shqiptar, duke e cilësuar vendin si një 'narkoshtet' me standarde demokratike dhe sociale më të rënda se në kohën e diktaturës. Rritja e analfabetizmit, përdorimi masiv i drogës tek të rinjtë e çmotivuar dhe largimi i mbi një milion shqiptarëve drejt Europës, konsiderohen treguesit e qartë të një oazi të krimit të organizuar që e bën të pamundur integrimin e vërtetë, për sa kohë nuk plotësohen kriteret themelore të Kopenhagenit për shtetin e së drejtës.
Nesho:
Në radhë të parë dje qeveria shqiptare, zoti Rama bëri një festë brenda një... për mendimin tim një maskarade që burokratë të Brukselit përpiqeshin kushtimisht në një fron që të puthte Edi Ramën. Dukej që ishte më tepër një spektakël sesa një realitet ku Shqipëria në qoftë se do të ishte i vërtetë ky proces dhe shqiptarët do të ndiheshin që situata e brendshme e funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri do të ishte e vërtetë, sigurisht të gjithë do të ishim gëzuar.
Por ky gëzim me të drejtë e ndërgjegjësoi kryeministrin shqiptar dhe gjithë të tjerët me dy deklaratat e ambasadorit gjerman dhe ambasadorit të Holandës të cilët nënvizuan faktin që kalimi i barit ishte më tepër një inkurajim, jo realizimi i detyrave që ka Shqipëria, por diçka për ta detyruar Shqipërinë që të ketë një vullnet politik në qoftë se do për t'u futur në Bashkimin Europian.
Pra, ky është skenari kryesor. Kam parasysh që vetë zoti Rama, për mendimin tim, po luan me njerëz të lëkundur, njerëz të cilët përpunohen me burokracinë në Bruksel për të fituar kohë. Çfarë i duhet zotit Rama? Zotit Rama i kërkohet, pasi ka marrë 83 mandate në parlamentin shqiptar, është përpara zgjedhjeve ku duhet të provojë detyrimisht që 11 maji nuk ishte një farsë elektorale ashtu si tashmë institucionet kryesore të ODIHR-it, të institucionet ndërkombëtare kudo e kanë kuptuar që zgjedhjet e kryera nga regjimi i Ramës nuk janë gjë tjetër por një vazhdimësi e farsave të tyre elektorale duke e çuar Shqipërinë në një autokraci elektorale.
Domethënë një asgjësim i gjithë parametrave të funksionimit të një shteti të së drejtës dhe demokracisë në një vend Ballkanin Perëndimor. Pra i duhet kohë për të hedhur këtë hije te shqiptarët që ne po avancojmë në integrimin europian dhe së dyti do që të vejë deri në vitin 2029 kur janë zgjedhjet e përgjithshme pastaj me një formulë tjetër kur të ketë bërë të mundur ashtu siç po vepron margjinalizimin, dëmtimin, heqjen fare të opozitës shqiptare me të gjithë makinacionet që një autokrat siç është Edi Rama tashmë po përdor të gjitha mundësitë. Blerjen e kundërshtarëve politikë, goditjen e ashpër të opozitës, liderave të saj, mosfunksionimin e parlamentit shqiptar ku vetëm diktati i regjimit kryeministror vendos rendin e ditës dhe kalon ligje në shumë raste të personalizuara.
Pra ajo që ndodhi në Bruksel, në vend që të ishte një fitore për popullin shqiptar i cili e meriton, ishte një shfaqje midis një klouni politik si Edi Rama i cili ka aftësinë... duhet ta pranojmë këtë, që të bashkëpunojë me elementë shumë të dyshimtë ose pa integritet në burokracinë e Brukselit dhe për të treguar që Shqipëria po avancon. Si e justifikojnë këtë?
Të jeni të bindur që justifikimi në Bruksel nga këta burokratë është 'mos na krijoni një problematikë në Ballkanin Perëndimor, dihet që është një situatë gjeopolitike dhe për të tillë kemi edhe vende të tilla që kanë një rëndësi në Ballkanin Perëndimor siç është Serbia me problematikë të shtuar, me lëvizje tektonike që vijnë nga poshtë-lart, prandaj mos na krijoni dhe një vatër tjetër sepse ne nuk mund të bëjmë politika të veçanta për vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor'.
Kjo është e gjithë situata dhe duhet të them që edhe një herë në qoftë se neve të kënaqeshim nga një avancim i Shqipërisë në procesin e integrimit europian, populli shqiptar sot e i ndërgjegjësuar nga deklaratat e Gjermanisë dhe të Holandës e kupton që Shqipëria ka për të bërë jo vetëm shumë por në mënyrë rrënjësore reforma të cilat do të zhdukin së pari një korrupsion galopant që ka përfshirë gjithë shtetin, një shtet i inkriminuar ose një narkoshtet që e bën të pamundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Dhe duke u kthyer Eneida në atë që është pyetja jote kryesore, dihet që deklaratat e Gjermanisë, Holandës por dhe shumë vendeve të tjera të Bashkimit Europian të cilat janë faktori kryesor që do të bëjnë të mundur bashkimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, kanë një problematikë kryesore sidomos në funksionimin e shtetit të së drejtës.
Atyre që kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagenit, funksionimit të demokracisë që përbëjnë, domethënë themeloret, janë kapitujt të cilat asnjëherë nuk negociohen dhe në përfundim sikur t'i ketë mbyllur gjithë kapitujt e tjerë, do t'i kthehesh kritereve themelore që të bëjnë ty të mundur integrimin në Bashkimin Europian, gjë që neve jemi shumë larg. Dhe dua të them që entuziazmi i pamerituar që në shumë raste përbënte një shfaqje nga zonja Kos domethënë që më tepër u kacavjerr për të përqafuar dhe puthur Ramën duke kërcyer nga një karrige në një stol tjetër tregon që burokracia e Brukselit është shumë larg njohjes së realitetit të shtetit shqiptar, të këtij narkoshteti, të një shteti i cili është më keq në standardet demokratike dhe të jetës sociale sesa edhe në kohën e diktaturës.
Ka më shumë analfabetizëm, ka përdorim të drogës te rinia, e cila është e çmotivuar. Kemi një vend që mbi 1 milion e ca shqiptarë dëshpërimisht janë larguar në Bashkimin Europian për një jetë më të mirë, duke e lënë Shqipërinë, domethënë një oaz të krimit të organizuar të drejtuar nga një regjim i cili nuk meriton me kohë që të jetë në krye të këtij shteti. Dhe së fundi, duke e përfunduar pyetjen tuaj Eneida, dua t'ju them diçka që është tepër e rëndësishme. Në qoftë se Brukseli vërtet do të ndihmonte popullin shqiptar dhe ky popull e meriton, nuk është një popull taleban siç përpiqet të thotë kryeministri shqiptar, nuk është një popull që nuk i njeh institucionet, përkundrazi, ne kemi jetuar funksionimin e fortë të institucioneve jo...
© SYRI.net