Lajmi i fundit

SKANDAL/ Rama nuk lejon deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të futen në Shqipëri

Referendumi për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD, mbyllet procesi i votimit

Referendumi për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD, mbyllet procesi i votimit

20:09, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në referendumin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Procesi ishte parashikuar fillimisht të mbyllej në orën 18:00, por u vendos që votimi të shtyhej me një orë për shkak të fluksit të lartë të votuesve në orët e fundit të ditës.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave të votimit në të gjitha degët e Partisë Demokratike në mbarë vendin, ku anëtarët e kësaj force politike kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjen e kreut të partisë.

Syri Televizion ka raportuar që në orët e para të mëngjesit nisjen e këtij procesi, duke ndjekur nga afër ecurinë e votimit në disa qarqe të vendit dhe duke sjellë informacione të vazhdueshme mbi pjesëmarrjen dhe zhvillimin e procesit gjatë gjithë ditës.

Sipas raportimeve nga terreni, procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa probleme të theksuara, ndërsa pjesëmarrja më e lartë është regjistruar gjatë orëve të pasdites, çka ka sjellë edhe vendimin për zgjatjen e afatit të votimit.

Tashmë, pas mbylljes së procesit në të gjitha qendrat e votimit, pritet që të nisë edhe faza e numërimit të votave dhe më pas publikimi i rezultateve përfundimtare nga strukturat përkatëse të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco