Lajmi i fundit

SKANDAL/ Berisha: Rama i ndaloi Presidentit pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s, akt i paprecedentë

SKANDAL/ Rama nuk lejon deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të futen në Shqipëri

19:01, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një skandal duket se po ndodh me disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.

Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga mediat, ky vendim dyshohet se vjen pasi kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.

Nga burimet, mësohet se dy të rinjtë që ishin në protestë nga Tetova janë të afërm me deputetin Adnan Azizi.

Gjithashtu Bekim Qoku ka pasur reagime të ashpra për protestën./ TV21/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco