Lajmi i fundit

SKANDAL/ Berisha: Rama i ndaloi Presidentit pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s, akt i paprecedentë

4 milionë euro për të shpëtuar koncertin, Tela: Llogaritë dështuan, qeveria bleu biletat

19:03, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është menaxhuar projekti i një koncerti gjigant në Tiranë, ku janë dhënë nga qeveria 4 milionë euro nga paratë publike për blerjen e biletave.

Tela deklaroi se projekti ishte planifikuar mbi pritshmërinë e një pjesëmarrjeje prej 60 mijë personash, por llogaritë e fizibilitetit nuk rezultuan të sakta dhe një pjesë e konsiderueshme e biletave mbetën të pashitura. Sipas tij, përballë rrezikut që eventi të dështonte, qeveria ndërhyri përmes një vendimi për të financuar biletat që do të shpërndaheshin falas.

“4 milionë euro bileta ka blerë qeveria”, u shpreh Tela, duke theksuar se kjo shumë nga fondet publike ngre pikëpyetje në një kohë kur sektorë si shëndetësia dhe shërbimet publike kërkojnë financime.

Sipas gazetarit, çështja nuk lidhet vetëm me organizimin e një koncerti, por me mënyrën se si pushteti përdor paratë publike për të mbështetur një projekt privat që nuk arriti objektivat e parashikuara nga organizatorët.

Pjesë nga deklarata:

Izraelitët përcaktojnë një tur, e përcaktojnë një vit përpara dhe kishin përcaktuar datat e koncerteve: në Poloni, në Zvicër, në Britani, në Itali.

Të gjitha këto koncerte iu anuluan nga autoritetet vendase për shkak të mënyrës se si është sjellë, qëndrimeve të tij. Pra, edhe Polonia i anuloi, edhe Rexhio Emilia në Itali i anuloi, edhe Zvicra i anuloi, ndërsa në Britani e kishte koncertin nga data 10 deri më 12 korrik. Ishte pjesë e një festivali të madh.

Duke u anuluar të gjitha këto koncerte, atëherë lind pyetja: Çfarë të bëjmë? Telefonin: a mund ta bëjmë në Shqipëri koncertin?

Një koncert shumë të madh, për 60 mijë veta, 60 mijë veta! Por i gjithë plani i fizibilitetit, të gjitha llogaritë, dolën gabim. Pra, nuk ishin 60 mijë veta që mund të vinin. Atëherë koncerti do të dështonte.

Biletat paguhen nga një vendim i qeverisë, i shkruar e bardha në të zezë, e zeza në të bardhë, që rrezikon të dështojë koncerti, nga njëra anë, ndërsa organizatorët do të japin bileta falas.

4 milionë euro bileta ka blerë qeveria. 4 milionë euro bileta, është e shkruar atje! Pra, 4 milionë euro do të jepen për bileta falas, që të mbushet salla, sepse, po të shihje planin e biletave, ishte tre të katërtat, mund të themi, bosh.

Dhe pastaj të mos llogarisim që këto 4 milionë euro duhen... Domethënë, ne na duheshin 4 milionë euro për shëndetësinë. 4 milionët janë shumë pak po t’i krahasosh me tenderat e rrugëve. Pra, duhen 200 metra, 300 metra rrugë, sepse kështu i kanë llogaritur ato.

Por mënyra se si e bëjnë veprimin, dhe aq më tepër në kontekstin shqiptar, pra po ndodh një protestë për mënyrën se si është sjellë me paratë publike. Domethënë, stili se si kushtëzohet pushteti ndaj publikut vazhdon...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco