'Po goditet ekonomina, bujqësia dhe tregun i punës'/ Pano: Shpopullimi nuk është rastësi, por një axhendë e qeverisë

16:59, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e opozitës, ngriti alarmin për ritmet e shpopullimit në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat dhe analizave të ekspertëve të demografisë.

Sipas Panos, raportimet pĂ«r rreth 29 mijĂ« persona tĂ« larguar nga ShqipĂ«ria gjatĂ« vitit 2024 janĂ« vetĂ«m njĂ« pjesĂ« e realitetit. Ai tha se, duke analizuar tĂ« dhĂ«nat mbi lejet e qĂ«ndrimit, kĂ«rkesat pĂ«r azil dhe rastet e hyrjeve ilegale nĂ« zonĂ«n Schengen, shifra reale e largimeve mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 101 mijĂ« persona. Pano e cilĂ«soi situatĂ«n si dramatike, duke shtuar se “çdo pesĂ« minuta njĂ« person largohet nga ShqipĂ«ria pĂ«r tĂ« mos u kthyer mĂ«â€.

Sipas tij, vendi ndodhet në një pikë kritike për sa i përket popullsisë vendase, ndërsa akuzoi qeverinë se po ndjek një politikë që favorizon largimin e shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre me shtetas të huaj.

Ai përmendi edhe investimet e huaja në tregun e pasurive të paluajtshme, duke deklaruar se më shumë se gjysma e sektorit të real estate në Shqipëri është blerë nga shtetas të huaj. Në intervistë, Pano ndaloi edhe tek kushtet në Universitetin e Mjekësisë dhe ndotja e ajrit në Tiranë, të cilat sipas tij po ndikojnë drejtpërdrejt në largimin e të rinjve nga vendi.

Pano argumentoi se shpopullimi tashmë nuk është vetëm problem social apo emocional, por edhe ekonomik. Ai paralajmëroi pasoja serioze për skemën e pensioneve, bujqësinë dhe financat vendore, duke theksuar varësinë e Bashkisë së Tiranës nga taksa e infrastrukturës dhe ndërtimet.

Më tej, Pano u ndal edhe tek nevoja për politika konkrete kundër shpopullimit dhe riatdhesimin e shqiptarëve, duke marrë si shembull modele të ndjekura nga vende si Hungaria.

Pano:

NĂ« fakt kur po lexoja lajmin i cili doli sot nga njĂ« portal i njohur nĂ« ShqipĂ«ri, doli qĂ« kishim rreth 29 mijĂ« persona qĂ« ishin larguar nga ShqipĂ«ria, pra kishim njĂ« pakĂ«sim tĂ« popullsisĂ« me 29 mijĂ«. Nga shifrat e Eurostat-it. ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« por Ă«shtĂ« e pjesshme, sepse nĂ« total ne kemi dhe disa metrika tĂ« tjera tĂ« cilat duhet t'i analizojmĂ«. PĂ«r shembull, nga tĂ« dhĂ«nat qĂ« kemi nxjerrĂ« nga Eurostat sĂ« bashku me njĂ« grup profesionistĂ«sh qĂ« merremi me studimin e demografisĂ« dhe shpopullimit nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r 2024 kemi 29.900 persona qĂ« janĂ« larguar nĂ« mĂ«nyrĂ« ilegale nga ShqipĂ«ria dhe kjo verifikohet me thyerjen e afateve kohore qĂ« tĂ« gjithĂ« personat kanĂ« hyrĂ« nĂ« zonĂ«n Schengen. Pra Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«. Kemi leje qĂ«ndrimi 66.139, kĂ«rkesa pĂ«r leje qĂ«ndrimi brenda zonĂ«s sĂ« Bashkimit Europian, kemi dhe 5.520 kĂ«rkesa pĂ«r azil, qĂ« na e çon shifrĂ«n totale nĂ« rreth 101 mijĂ« persona.

Po e thënë shkurt i bie që çdo pesë minuta një person largohet nga Shqipëria për të mos u kthyer më. Pra është një dramë, përtej absurdes që po ndodh në Shqipëri. Kjo normë e shpopullimit masiv. 

Po, është një diskutim interesant, pikë e pakthyeshme në krahasim me çfarë? Në krahasim me popullsinë vendase. Në qoftë se po diskutojmë për popullsinë vendase, po jemi në një pikë të... unë mendoj që tashmë jemi vonë. Jemi vonë por nuk është ende e pamundur për t'u kthyer dhe për të bërë diçka për të rritur popullsinë vendase. Por nga pikëpamja tjetër, sipas axhendës që i intereson qeverisë që të shpopullohet Shqipëria nga shqiptarët, atëherë jemi në pikën më të mirë për qeverinë. Pse? Heqim shqiptarët nga Shqipëria dhe sjellim të huajt që do të jetojnë në Shqipëri.

Lexova një artikull i cili kishte dalë përpara disa ditësh, rreth më shumë se gjysma e real estate-it, pasurive të paluajtshme në Shqipëri, është blerë nga shtetas të huaj. Diskutohen tani dhe fjalët e tjera që shtetas izraelitë po vijnë dhe po bëjnë investime në Shqipëri. Atëherë këtu ekuacioni zgjidhet dhe nuk kemi më asnjë faktor i cili është i panjohur në të gjithë këtë ekuacion. Ajo që ne kemi thënë që prej vitesh tashmë që shpopullimi në Shqipëri është një axhendë, çdo ditë e më shumë po vërtetohet me të gjitha faktet që po dalin. Dje bëra një postim në lidhje me kushtet skandaloze që janë tek Universiteti i Mjekësisë. Që ishte foto, ka dalë masivisht në rrjetet sociale me lagështirë, duket që ishin bërë disa investime për sa i përket mënyrës se si ishte areduar salla, pra me nivele, por nuk kishin investuar aty ku duhej. Tek pjesa e izolimit dhe tek mirëmbajtja që duhet të mbahen të gjitha këto sallat e studentëve. Po pse mos të iki një i ri shqiptar? Dhe këtë pyetje e kam pasur edhe me veten time ndërkohë që po shikoja raportin e cilësisë së ajrit në Tiranë.

Që të dalë niveli i plumbit shtatë herë më i lartë sesa niveli maksimal i miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose këtë PM 2.5 që janë grimcat e vogla, të dalë rreth sipas raporteve që ka dalë nga Ambasada Suedeze, i financuar nga Ambasada Suedeze, deri në 800 herë më i lartë sesa niveli maksimal. Pra, këtu siguri shëndetësore nuk ke. Për të çuar fëmijët që apo studentët që të mësojnë të edukohen dhe të studiojnë për mjekësi, që mbase është një nga degët më elitare që ne po i japim studentëve, është skandal, do shkojnë aty do sëmuren, do marrin pneumoni. Nga krahu tjetër ajri është bërë toksik në Tiranë dhe ne duhet të jemi koshientë që tashmë pothuajse gjysma e popullsisë në Shqipëri jeton në Tiranë. Të gjitha këto kushte e bëjnë të padëshirueshme jetën në këtë vend.

Pa diskutim. Dhe si mund t'ia nxijmë jetën shqiptarëve më mirë? Që në fund fare ata të largohen dhe të marrim persona nga vende të huaja në këtë vend. 

Shiko, konspiracion, konspiracion mund të quhej në qoftë se nuk do të kishte fakte dhe do ishte e pabazuar, do ishte thjesht si ide. Por kur të gjitha këto që ne kemi thënë, të gjithë këto faktorë, pra nga pjesa e shëndetësisë, pjesa e sigurisë juridike, siguria ekonomike, siguria politike është një manual i cili po zbatohet në funksion të axhendës që tashmë e ka vërtetuar veten e saj. Shumë e thjeshtë.

Domethënë e na dështon skema e pensioneve. Ne vazhdojmë ta kemi bujqësinë se unë e kam çështjen te ekonomia jo, se tashmë ka efekte ekonomike nuk është vetëm çështja emocionale që po ikin fëmijët edhe nënat po ju presin siç ishte kënga që çuam në Eurovision. Ne po na bie ekonomia këtu në këtë vend, se ne kemi njerëz që punojnë në ferma, në bujqësi që kanë kaluar një farë moshe, pothuajse mosha mesatare është shumë e lartë dhe ty edhe për këtë faktor nuk të ecën bujqësia dot. Edhe po ta mbështesësh nesër me një qeveri tjetër dhe janë shumë faktorë të tjerë që ty nuk të ecën më ekonomia dot po të ndodhi ky ndryshimi i demografisë.

Jo, edhe varësia, edhe varësia për shembull që Bashkia e Tiranës ka nga taksa e infrastrukturës është e tmerrshme. Se në qoftë se ndërtimet stopojnë në Tiranë, atëherë ne do të kemi një kolaps, minimumi të Tiranës. Po në qoftë se ty të bie administrata dhe të bie Bashkia e Tiranës, atëherë shumë shpejt do fillojnë dhe do të bien... është efekt zinxhir. Patjetër. Modelet ekonomike janë të shumta, për mënyrën se si mund të mbahet ekonomia e një vendi apo të zhvillohet ekonomia e një vendi. Së pari, ajo që qeveria bëri me rritjen e pagës minimale, nuk ishte as nga dashamirësia për të rritur ekonominë e qytetarëve të tjerë, sepse kjo ka një efekt zinxhir më pas ku mund ta diskutojmë. Por rritja e pagës minimale ishte për të suplementuar këtë mungesën ekstreme që ka te Fondi i Pensioneve. Patjetër, kontributet pra. Pyetja është kështu, sa kohë do mund të mbahet në këtë mënyrë? Një skemë tjetër mund të jetë amnistia fiskale që është diskutuar. Sa kohë? Hajdeni pastroni paratë me 3%, ta bëjmë këtë fondin e dedikuar, 3% që do të marrë qeveria do ta bëjë për pensionet.

Ka mënyra dhe modalitete të ndryshme makroekonomike se si mund ta mbash këtë si problem, ta evitosh, mos të shkojnë në kolaps, dhe për pak kohë. Por herët apo vonë, e gjithë çështja vjen tek popullsia. Ne kemi raste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shembull, kemi Bashkinë e Detroitit e cila shkoi bankrupt, i cili falimentoi për shkak të rënies së popullsisë dhe rritjes së taksave. Sepse rritja e taksave nuk është asnjëherë zgjidhje për të marrë më shumë të ardhura, por rritja e taksës për shembull në Bashkinë e Tiranës, çfarë do të bënin? Do të bënin njerëzit apo bizneset që të shkonin dhe të regjistroheshin në Kamëz, ose do të regjistroheshin në Kavajë apo në vende të tjera. Në qoftë se do të vazhdojnë do të rriten taksat për qytetarët e Shqipërisë, çfarë do të bëjnë? Do të hapin NIPT-et në Kosovë, nga Kosova pastaj me banka digjitale tani, apo thjesht me një kartë bankare, me një nga bankat që është ndërkombëtare, do të ishte shumë e thjeshtë pjesa e transferimit të parave. Njerëzit nuk janë budallenj. Njerëzit janë të zgjuar. Por duhet gjetur arsyeja pse njerëzit nuk po reagojnë për të gjithë këto problematika të cilat janë evidente, të cilat ne po i shikojmë çdo ditë dhe kanë nevojë për një reagim masiv nga njerëzit për t'i dhënë zgjidhje dhe për t'i dhënë ndryshim kësaj gjëje. Unë besoj që në 2025-ën, ne kishim një super program Partia Demokratike për politikat kundër shpopullimit dhe riatdhesimit të shqiptarëve.

GjĂ«rat qĂ« janĂ« tĂ« mira, janĂ« tĂ« mira dhe duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ«. UnĂ« besoj qĂ« pjesa e reagimit Ă«shtĂ« njĂ« rrisk shumĂ« i madh pĂ«r politikanĂ«t, sidomos pĂ«r politikanĂ«t e rinj, sepse nĂ« ShqipĂ«ri ka aq shumĂ« gjĂ«ra qĂ« mund tĂ« reagosh saqĂ« futesh brenda njĂ« qarku vicioz saqĂ« do bĂ«hesh vetĂ«m reagues dhe denoncues nĂ«pĂ«r rrjetet sociale. Çështja Ă«shtĂ«, cila Ă«shtĂ« alternativa jonĂ« dhe çfarĂ« do t'i japim ne? Ne kemi parĂ« raste tĂ« ndryshme, kemi parĂ« rastin e HungarisĂ«. Kemi parĂ« qĂ« Hungaria kishte tĂ« njĂ«jtin problem, njĂ« vend qĂ« ishte pjesĂ« e njĂ« sistemi tĂ« mbyllur dhe pastaj nĂ« demokraci, dhe me anĂ«tarĂ«simin e saj nĂ« Bashkimin Europian, pyetja ishte: KĂ«ta tĂ« rinj qĂ« ne kemi, qĂ« po ikin, a do tĂ« ikin mĂ« shumĂ« nĂ« qoftĂ« se ne do tĂ« jemi pjesĂ« e BE-sĂ«? PĂ«rgjigjja e tyre ishte po. PĂ«rgjigjja jonĂ« Ă«shtĂ« po. NĂ« qoftĂ« se hapen kufijtĂ«, qĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« lĂ«vizje e lirĂ«, shumica e shqiptarĂ«ve, pra nĂ« njĂ« studim tĂ« 2023-shit ka dalĂ« qĂ« rreth 60% e tĂ« rinjve e mendojnĂ« jetĂ«n e tyre jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, atĂ«herĂ« ne jemi tĂ« predispozuar tĂ« mendojmĂ« qĂ« po, duan tĂ« largohen. AtĂ«herĂ«, duke pĂ«rshtatur disa nga kĂ«to politikat fiskale pro familjes, a do tĂ« kemi ne mundĂ«sinĂ« reale qĂ« t'u japim qytetarĂ«ve tĂ« kĂ«tij vendi njĂ« jetesĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, t'u japim njĂ« perspektivĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen dhe ta bĂ«jmĂ« ShqipĂ«rinĂ« njĂ« vend nĂ« tĂ« cilin ata do tĂ« duan qĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« tĂ« ardhmen e tyre dhe familjen e tyre kĂ«tu?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco