Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

VIDEO/ Studenti nga Gjermania: Ia keni djeg neuronet Ramës, i ka lëshuar flamingot e s’po i mbledh më

20:51, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa po mbahet protesta e 13-të kundër qeverisë së Edi Ramës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, thirrjet për dorëheqjen e tij kanë qenë të shumta nga qytetarët që kanë mbajtur fjalimin.

Diaspora nuk ka munguar në këtë protestë të 13 që po mbahet në Tiranë. Mesazhi është një dhe i vetëm, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Një student nga Gjermania nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut të qeverisë, duke nxjerrë në pah se si kryeministrin e ‘kanë lënë nervat’.

“Administrata është peng i Ramës. Ishin në atë miting të turpit. Ta ngremë zërin edhe për ata. Kam mbaruar studimet në Gjermani…Ia keni djeg neuronet Edi Ramës…I ka lëshuar flamengot e nuk po i mbledh dot më fare. Kur themi Shqipëri e Re, duhet të flasim edhe për një ekonomi…”, u shpreh studenti shqiptar, i cili jeton në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco