VIDEO/ Bozdo-guvernatorit të BSH: Paraja kriminale po investohet në të gjitha sektorët

VIDEO/ Bozdo-guvernatorit të BSH: Paraja kriminale po investohet në të gjitha sektorët

21:28, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, i është drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në lidhje me paranë kriminale që po investohet në çdo sektor në vend.

‘I keni parë besoj lajmet sot në mëngjes, ku Prokuroria e Posaçme ka goditur një grup të madh biznesmenësh ndërtimi për pastrimin e parave. Biznesmenë ndërtimi.

Ky është një fenomen tejet shqetësues. Jo vetëm që po ndryshon natyrën dhe fundamentet e ekonomisë, por paraja kriminale po investohet në të gjitha sektorët.

Dhe unë do të doja që ky shqetësim realisht të mos kamuflohej në raportin tuaj thjesht me fundamentet, se nuk janë vetëm fundamentet ekonomike.

E kuptojmë që flukset nga turizmi mund të jenë rritur. Por asgjë nuk e justifikon faktin e mbiçmimit të theksuar të lekut.

Sa ju detyron ju që në një vit të bëni blerje 1 miliard euro vetëm për të mbajtur të frenuar kursin e këmbimit.

Dhe kjo vjen me një kosto shumë të madhe për ekonominë tonë dhe ju e dini fare mirë këtë gjë’, u shpreh Bozdo.

Guvernatori Sejko prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco