Peter Haubner pas takimit me Gjekmarkajn: Diskutuam zgjerimin e bashkëpunimit në biznes, shkencë dhe arsim

Peter Haubner pas takimit me Gjekmarkajn: Diskutuam zgjerimin e bashkëpunimit në biznes, shkencë dhe arsim

16:26, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Parlamentit të Austrisë, Peter Haubner, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetja e integrimit europian të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Haubner e cilësoi takimin si një “shkëmbim interesant”, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë dhe të besueshëm mes Parlamentit austriak dhe Kuvendit të Shqipërisë ndër vite.

Sipas tij, bashkëpunimi është reflektuar në një sërë projektesh të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të Workshopit Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Programit të Bursave për Ballkanin Perëndimor.

“Përveç marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historikisht të ngushta mes vendeve tona, diskutuam mundësitë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në fushat e biznesit, shkencës dhe arsimit. Austria e mbështet qartë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkroi Haubner.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco