Berisha: 32 ndërhyrje kapitale në IBAR. Kërkohet zbatim i vendimeve të GJK dhe zgjedhje sipas OSBE

13:42, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Kërkohet zbatimi i vendimeve të Kushtetueses për imunitetin dhe zgjedhje sipas OSBE”. Edhe kjo ishte pjesë e deklarimeve të kreut të opozitës gjatë konferencës për shtyp në selinë e PD.

Sipas Berishës, “janë bërë 32 ndërhyrje kapitale në raportin e IBAR”.

Berisha: Kërkohet në shkurt tek transparenca dhe monitorimi i standardeve, dialog aktiv me shoqërinë civile. Jo nuk mjafton.

Në Maj kërkohet monitorimi i aksesueshëm nga publiku i udhërrëfyesve. Të fshehura të gjitha ndaj publikut gjer sot.

Dialog i plotë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesit.

Pra, Coela shton detyrimin për transparencë publike. Zgjeron me shoqërinë civile dhe me të gjitha palët.

I jep një goditje fatale përpjekjes së Edi Ramës për ta pronësuar procesin themelor të integrimit.

Zgjedhjet dhe mbikëqyrja parlamentare.

Në shkurt një gjuhë e përgjithshme. Tani nuk ka më.

Kërkon zgjedhjet plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Me Edi Ramë nuk zgjedhje, ndaj dhe krijimi i qeverisë teknike, këtu nuk thuhet, por e drejta e atyre që luftojnë për zgjedhje plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR është legjitime.

Llogaridhënie dhe efektivitet duke përfshirë mbikëqyrjen dhe funksionet e tjera të parlamentit. Opozita s'ka mbikëqyrje, e ka bllokuar Niko Qeleshi. Vasali i Edi Ramës.

Në fakt e nderova me mbiemrin që i vura se e ka të mirë, boll e ka Peleshi.

Pra, siç e shihni bëhet standard, shtrohet standard nga KE-ja, pajtueshmëria e plotë me OSBE/ODIHR-in dhe funksionet mbikëqyrëse të parlamentit. Asnjë komision hetimor s'kanë lejuar gjë sot këta shakaxhinjtë, dhe prandaj fshihet raporti nga mediat.

Gjykata Kushtetuese dhe imuniteti, se këto janë pozicionet e përbashkëta të të gjitha vendeve.

Përfaqësuesit e ekzekutivit dhe legjislativit të frenohen nga ndërhyrje e padrejtë.

Çfarë do të thotë kjo ndërhyrje e padrejtë?

Asnjë ndërhyrje nuk lejohet në punët e gjyqësorit, në shkurt.

Në maj kërkohet, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ja ku e keni Edi Ramën dhe Niko Peleshin. Nuk zbatojnë në mënyrë absolute. Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin për anulimin e Lubi Ballukut.

Ajo vazhdonte çdo ditë shkonte në zyrë dhe pinte kafen me Edi Ramën. Shihni atë filxhanin, hidhni atë filxhanin që të dy. Pra, të frenohen nga ndërhyrje e padrejtë, asnjë ndërhyrje s'mund të ketë në punët e drejtësisë.

Zbatimin e Gjykatës Kushtetuese dhe aplikimin e standardeve europiane, sidomos atyre të Komisionit të Venecias për vendimet mbi imunitetin, që i ka shkelur.

A e keni parasysh ju, një mafioze, s'mund t'i thuash zonjë asaj, që e ka emrin Olta Xhaçka, ministre e Jashtme dhe njëherë ministre e Mbrojtjes, që udhëtonte kudo me 15 mijë euro udhëtimin me helikopter, se nuk mundej me makinë ajo.

Ajo grabiti tokë publike në Dhërmi, 10 mijë metër katrorë dhe ajo është në parlament, e mban Edi Rama.

Në kohë kur Kushtetuta e nxjerr jashtë parlamentit atë, pa mandat.

Kryetari i Bashkisë së Himarës që firmosi mbi dokumentet e falsifikuar nga Olta Xhaçka është në burg. Kurse Olta përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Europës, turpi i dheut.

Ja ku e keni Oltën, ja ku e keni Edi Ramën. Nuk ka ekzistuar shikoni, se kanë tendencën t'i zvogëlojnë.

Jo jo, kanë bërë 32 ndërhyrje kapitale nga të cilat 14 që s'kanë ekzistuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco