Raporti i IBAR, kusht korrupsioni dhe Balluku! Rama përpiqet t'i sfumojë, sulmon opozitën

13:42, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama është përpjekur të mohojë edhe raportin e IBAR, ku Bashkimi Europian për herë të parë ka folur me çështje konkrete, duke shprehur keqardhjen për mbrojtjen e Belinda Balluku përballë drejtësisë.

Ka cilësuar korrupsionin si kusht kritik dhe ka evidentuar përdorimin e pushtetit, fondeve dhe patronazhistëve në një garë të pabarabartë zgjedhore. Duke u përpjekur të zbusë kushtet e forta të vendosura nga Bashkimi Europian, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në reagimin e tij për miratimin e IBAR.

“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.”

Por çështjet që kryeministri Edi Rama përdor për të ironizuar dhe sulmuar opozitën janë pikërisht kushtet, ku veç të tjerave, pastrimi i parave, aktiviteti i organizatave kriminale dhe trafiku i drogës në Shqipëri janë kushte pa të cilat Shqipëria nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco