Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

FOTO/ E përdori kundër Bardh Spahisë, Benet Beci punëson Mark Mollën si këshilltar

FOTO/ E përdori kundër Bardh Spahisë, Benet Beci punëson Mark Mollën si këshilltar

21:55, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi e përdori kundër Bardh Spahisë, për ti hapur çështje në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka vendosur ta marrë pranë vetes Marko Mollën.

Beci e ka marrë Mollën si këshilltar personal në bashki.

Por më herët Beci e kishte zgjedhur Mollën edhe administrator të Universitetit të Shkodrës.

Ai fitoi me rezultatin 6-1, duke siguruar shumicën e votave të anëtarëve të bordit.  

Mark Molla më herët ka shërbyer si drejtor i ujësjellësit të Shkodrës, por u shkarkua nga kryetari i asaj kohe i bashkisë, Bardh Spahia.

Shkarkimi i Mollës u bë pasi ai nuk ushtronte funksionet e caktuara.

Spahia ka deklaruar se, padia ndaj tij ishte bërë për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe Molla ishte i shtyrë nga kryebashkiaku Beci.

Edhe vetë Molla e ka pranuar në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco