Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘Duhet ambasador i fortë në një vend me probleme demokracie’/ Burimi komenton kandidimin e Eric G. Wendt

18:33, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari i Radio Francë, Genc Burimi, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi fjalimin e kandidatit për ambasador të SHBA, në Tiranë, Eric G. Wendt dhe përcaktimin e prioriteteve të tij gjatë mandatit për luftën ndaj korrupsionit dhe karteleve të drogës.

Sipas Burimit, prioriteti i Amerikës ka ndryshuar, duke u zhvendosur nga promovimi i demokracisë drejt mbrojtjes së interesave të veta kombëtare. Ky ndryshim, sipas tij, krijon një situatë ku administrata amerikane mund të negociojë me çdo lider, duke tërhequr një paralele mes marrëdhënieve të mundshme me figura si Maduro në Venezuelë dhe kryeministrit Rama në Shqipëri.

Ky këndvështrim kulmoi me një deklaratë të fortë se Shqipëria ndihet “e tradhtuar” si nga Europa, ashtu edhe nga Amerika, për shkak të kësaj qasjeje “realpolitik”.

Ky argument u kundërshtua nga gazetari Bledian Koka, i cili e zhvendosi fokusin e kritikave drejt Francës. Sipas tij, Shqipëria është tradhtuar specifikisht nga Franca, e cila ka qëndruar e heshtur për çështje të rëndësishme si imuniteti i zyrtarëve të lartë apo trafiku i drogës që kalon përmes porteve franceze si Marselja. Në kontrast, ai argumentoi se vende si Gjermania, Suedia, Holanda dhe madje edhe Britania e Madhe e kanë përmbushur detyrën e tyre ndaj Shqipërisë.

Edhe Shtetet e Bashkuara, sipas Kokës, kanë dërguar mesazhe të qarta, duke përmendur shpalljen “non grata” të një individi me lidhje me kartelin Sinaloa, i cili ishte parë në zyrën e kryeministrit.

Koka akuzoi Francën se vazhdon të mbështesë qeverinë shqiptare pa kritika, duke i hapur ekspozita kryeministrit dhe duke e anashkaluar problematikën e brendshme të vendit.

Përplasja e këtyre dy pikëpamjeve nxjerr në pah ndasitë e thella në perceptimin e politikës së jashtme dhe aleancave strategjike të Shqipërisë, duke lënë të hapur pyetjen se cili partner ndërkombëtar po vepron realisht në interes të stabilitetit dhe demokracisë në vend.

Debati në studio:

Burimi: I dashur Bledi. Dëgjo. Thjesht këtë emision mbaje në arkiv, do më ndjeni bashkë. Nëse i mëruan, ti do ishe i pari që do thuash, jam i zhgënjyer. Po mirë mo le ta thotë. Kur shkon në një vend që ka defekte të demokracisë, sigurisht që është roli i një ambasadori të fortë, thotë. Tani kjo Amerikë, ky President Trump, nuk ka më prioritet demokracinë, ka prioritet interesin e Amerikës. Domethënë që në qoftë se ai merret vesh me Maduron, me atë, rregulluesin që zoti Maduro, mund të merret vesh ai dhe me Ramën. Dhe juve s'doni ta kuptoni, s'e kuptoni fare këtë gjë, por juve sot, jam shumë...

Me këtë realpolitik, me këtë Ibarin sot, që këta po e komplimentojnë, me këtë amerikanët sot që destinatin, që thotë vetëm... Dhe njëherë, sot unë e ndjej Shqipërinë të tradhtuar, Skerdjan, edhe nga Europa dhe nga Amerika. Jemi të tradhtuar. Bashkë do të vijmë pas disa muajsh. Po jemi të tradhtuar.

Koka: Jemi të tradhtuar vetëm nga Franca Genci, që s'ka folur akoma një fjalë për çështjen e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut e për trafikun e drogës që kalon dhe nga Marselja siç e përmende, e të gjitha gjërat e tjera. Kurse Gjermania, Suedia, Hollanda, bile dhe Britania që s'është këtu, e kanë bërë detyrën e vet o Genc. Franca s'ka bërë asnjë detyrë. E kupton? Amerika, edhe Amerika me mënyrat e veta e ka bërë, sepse atë që i shkoi në zyrë Edi Ramës, atë që ishte i lidhur me me kartelin Sinaloas, e shpalli non grata. E dha mesazhin. E kupton? Franca s'ka bërë asgjë. Franca vazhdon dhe vetëm i bën fresk Edi Ramës, i hap i hap këto ekspozitat e Edi Ramës. Atë që ka bërë me të gjithë jetën, vjen edhe këtu, i bën një kalores dhe mos u çudit që mos vejë edhe ndonjë tender pastaj edhe nga nga nga nga Karavastaja me ndonjë me ndonjë panel diellor. Kaq ka bërë Franca. Për Francën kur do flasim njëherë? Dhe ti thua di dhe ç'ke, ç'ke me të. E kupton? E pra, çfarë do të thuash ti? Thuaj një fjalë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco