Në Seul po çmenden me arritjet e Edi Ramēs, po në Tiranë nuk marrin dot një vërtetim...

Në Seul po çmenden me arritjet e Edi Ramēs, po në Tiranë nuk marrin dot një vërtetim...

17:24, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Grigels Muçollari 

Sipas propagandës Edi Rama paska xhelozuar Seulin e zhvilluar e modern, me sukseset teknologjike që ka arritur qeveria e tij.

Mirëpo, e-albania ku janë shërbimet bazike nuk funksionon. Me qindra raste raportohen çdo ditē, ku qytetarë, profesionistë, kontabilistë, biznese, nuk shkarkojnē dot njē faturë e nuk kryejnë dot punë, nuk bējnē dot njē pagesē dhe kēshtu rrezikojnë tē penalizohen pasi afatet kalojnë.

Dhe kjo, 3 ditë pasi ishte restauruar dhe ishte rikthyer platforma siç u tha në gjendje më të mirë.

Nē Seul po behet nami, po këtu njerëzit s'po marrin dot një shërbim të thjeshtë.

Kur propaganda ka diferencë kaq të llahtarshme me realitetin, ajo kthehet si rregull në bumerang. Çdo porosi nga Gëbelsi e kendej ka qënë që tē tilla mburrje e fryrje publicitare duhet patjetêr të bazohen në sado pak fakte.

Këta e kanë tejkaluar edhe në këtë sektor çdo normë. Pra abuzimit me ligjin, me financat tani duhet t'i shtojnë dhe abuzimin e rëndë me propagandën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco