Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë, Rama i vuri vizën 80% të territorit

13:44, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar, kryedemokarti, Sali Berisha konfirmoi se PD do të paraqesë hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve.

Sipas Berishës, Rama shuajti çdo komunë malore, duke i vënë vizën 80 përqind të territorit të vendit.

‘Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore. As Çubrilloviçi nuk do ta bënte këtë’, u shoreh Berisha.

Po kështu bëhet një punë shumë e mirë nga komisioni i reformës territoriale.

Janë organizuar dëgjesa, në vlerësimin tim, të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre, vlerësimet e qytetarëve për pseudoreformën e Edi Ramës, e cila ishte e tëra në funksion të shpopullimit të Shqipërisë dhe farsës elektorale të qeverisë.

Unë përshëndes anëtarët e komisionit, përshëndes qytetarët dhe i garantoj se ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve.

Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë.

Dhe ky, që çdo epitet dhe çdo sharje e meriton, në vendin më malor të Evropës, shuajti çdo komunë malore.

Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore.

I ra vizë 80 përqind të territorit të Shqipërisë. As Çubrilloviçi nuk do ta bënte këtë.

Ndaj dhe unë e vlerësoj shumë punën me transparencë që po bëhet dhe dëgjesat që po organizohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco